E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthen Salihi, dy goa kundër Ried e Pakult

SHKRUAN: Jeton Selimi 07-03-2011 11:24

Rapid Vien-Ried 2-0. Është bomberi shkodran Hamdi Salihi, ai që i ka shënuar të dy golat në “Gerhard Hanappi-Stadion”: nga një në çdo pjesë: 15’ (me nje gjuajtje nga 16 metra) dhe 46’ (me kokë). Dy gola kundër ish-skuadrës që e konfirmoi në Austri e që e ngjitën në kuotën e 12 golave. Golashënuesi më i mirë i skuadrës. Ndeshja e parë e Salihit për vitin 2011 që luan nga minuta e parë. Një kritikë e hapur ndaj trajnerit Peter Pacult, që çuditërisht pak ka besuar në këtë sezon te “gjahtari shqiptar”. Sulmuesi tjetër shqiptar, Atdhe Nuhiu, luajti si zëvendësues nga minuta e 85-të. Hamdi Salihi barazoi me gola Migen Memellin, sulmuesin pogradecar që luan në Arabinë Saudite me Al-Faisaly, e që ka shënuar këtë sezon po 12 gola.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›