Gjirokastër, turizëm me plehra

Edhe pse s?ka nisur ende sezoni turistik, ne Gjirokastër kane zbarkuar grupet e para me vizitore te huaj. Dhjetëra turiste gjermane kane pare nga afër qytetin e gurte, duke u ndalur veçanërisht tek ikona e tij, kështjella. Por përpos vlerësimit për monumentet e kulturës, kryesisht për stilin e ndërtimit te tyre, turisteve u ka tërhequr vëmendjen edhe ndotja e madhe përgjatë rrugëve nacionale. ?Gjirokastra është një vend i mrekullueshëm. Me pëlqen kështjella dhe banesat karakteristike. Ne erdhëm nga Vlora, ishim edhe ne Sarandë, por gjate rrugës pame se vendi ishte shume i ndotur me plehra,? shprehet një turist. Një risi për këtë vit ne Gjirokastër është vënia ne shërbim te vizitoreve e audio guides ne 4 gjuhe: greqisht, italisht, anglisht dhe shqip, si dhe një sere flete palosjesh informative, përfshirë edhe hartën e kalasë. Ndërkohë ne kala, objektin me te vizitueshëm ne Gjirokastër, nuk është bere asnjë ndërhyrje për këtë vit. Harku i shembur pak kohe me pare, është ne te njëjtën gjendje. Edhe ora e kalasë qe shihet nga gjithë qyteti është jofunksionale.
Shpërndaje