E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson, 105 milionë stërlina për merkaton

Trajneri i Mançester Junajtidit, Aleks Ferguson, planifikon që gjatë afatit të ardhshëm kalimtar të shpenzojë madje 105 milionë stërlina për përforcime, për të rifreskuar përbërjen dhe për të bërë ndryshim të vogël të gjeneratës. Lista e dëshirave të Fergusonit tashmë është bërë dhe udhëheqësit e ekipit janë porositur të bëjnë gati paratë e të dërgojnë negociatorët në gjithë Europën. Objektivat kryesorë të “djajve të kuq” janë Gareth Bejl (Totenhem, 30 milionë), Eshli Jang (Aston Vila, 20 milionë), Xhordan Henderson (Sandërlend, 15 milionë), Xhek Roduell (Everton, 20 milionë), Aleks Oksdeil-Çembërlein (Sauthempton, 10 milionë) dhe Marten Stekelenburg (Ajaks, 10 milionë).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›