E Diel, 1 Nëntor 2026

Kantrimen Shtetet e Bashkuara nuk shprehin gjykime rreth vendimeve te Kolegjit Elektoral

Ne nje interviste per Zerin e Amerikes Zv/Ndihmes Sekretari i Shtetit per Evropen dhe Euroazine Thomas Kantrimen tha se komuniteti nderkombetar do ta ndihmoje Shqiperine qe zgjedhjet e ardhshme te jene te pastra te besueshme dhe te zhvilluara ne baze te rregullave te percaktuara para zgjedhjeve. Por nje angazhim te tille tha ai duhet ta kene me pare vete udheheqesit shqiptare. Zyrtari i larte amerikan tha se Shtetet e Bashkuara ende kane dyshime lidhur me menyren se si u zhvillua procesi i numerimit te votave per Bashkine e  Tiranes. Me zotin Kantrimen bisedoi kolegu Arben Xhixho.

Zeri i Amerikes Zgjedhjet ne Shqiperi duket se kane perfunduar pas nje periudhe dymujore. Cili eshte vleresimi juaj per procesin zgjedhor ne Shqiperi

Tomas Kantrimen Se pari persa i perket vete dites se zgjedhjeve vleresimi eshte pozitiv. Shqiptaret dolen per te votuar ne numer rekord. Ata treguan se kane nje mendje te pavarur. Ata votuan per socialistet ne disa vende ku demokratet kishin shumicen dhe anasjelltas. Dhe natyrisht dita e zgjedhjeve ishte paqesore. Te gjitha keto jane te rendesishme dhe jo dicka qe duhet marre si e natyrshme. Pra vleresimi yne per pjesmarrjen e shqiptareve ishte shume pozitiv. Ne kemi dyshime lidhur me menyren se si u zhvillua procesi i numerimit per njeren prej bashkive ate me te madhen Tiranen. Ne kemi dyshime rreth bazes ligjore per te vendosur mbi numerimin e nje kategorie te caktuar votash. I kishim keto dyshime kur u mor ai vendim dhe perseri i kemi sot. Ne e vleresojme faktin qe Partia Socialiste e opozites i ndoqi ankesat e saj permes kanaleve ligjore ne ate menyre qe parashikon Kushtetuta. Ne vleresojme gjithashtu faktin qe Kolegji Elektoral i ka marre vendimet e tij dhe tani po vijme ne fund te procesit. Nuk eshte detyra e Shteteve te Bashkuara per te shprehur gjykime rreth secilit prej ketyre vendimeve ne kete proces te zgjatur numerimi. Ne e ndjejme si detyrim ta ndihmojme Shqiperine ta kaperceje kete per te siguruar se zgjedhjet e ardhshme do te jene te pastra te besueshme dhe mbi te gjitha te zhvilluara ne baze te rregullave te qarta te percaktuara qysh perpara zgjedhjeve. Ne jemi te gatshem ta bejme kete. Jemi te gatshem te punojme me Bashkimin Evropian per kete. eshtja e madhe sot eshte a jane udheheqesit e qeverise dhe te opozites te gatshem ta bejne kete Midis viteve 2009 dhe 2011 ata nuk qene te gatshem ta benin.

Zeri i Amerikes Zgjedhjet e 2011 mendohej se do te ishin nje permiresim ne krahasim me 2009-n. Ne te vertete tensioni ne vend u rrit. A mendoni se keto zgjedhje ishin nje rast i humbur per Shqiperine

Tomas Kantrimen Se pari mendoj se si nje ceshtje teknike zgjedhjet e 2011-s ishin me te mira se me 2009. Por pyetja juaj ka te beje me politiken pra a ndihmuan ato per te zgjidhur tensionin qe ekziston mes dy udheheqesve dhe ne nje shoqeri qe eshte e ndare thuajse barabar mes dy partive Ne ate kuptim po ishte nje rast i humbur per popullin e Shqiperise. Humbja e ketij rasti nuk ndodhi ne maj 2011 por gjate gjithe periudhes dy-vjecare nga viti 2009 deri me 2011 sepse vemendja me e madhe u perqendrua tek dy partite dhe mes dy udheheqesve tek rivaliteti mes tyre dhe shume pak vemendje te ceshtja se si mund te kishte Shqiperia sistemin me te forte dhe me te besueshem te votimit. Ka ardhur koha qe kjo mendesi te ndryshoje dhe ne presim nga te dyja partite qe kete here me ndihmen e Bashkimit Evropian dhe te Shteteve te Bashkuara te hartojne rregulla zgjedhore te cilat te jene ne te mire te popullit dhe jo ne te mire te njerezve dhe partive te caktuara. Mjetet per ta bere kete ekzistojne. shte Komisioni i Venecias eshte ODIHR-i. Nese te dyja partite jane te gatshme te pranojne nje rol aktiv te ketyre dy organizmave atehere nuk ka pse te mos jemi ne gjendje te realizojme nje kod te qarte elektoral.

Zeri i Amerikes Me lejoni tju pyes me konkretisht mbi rolin e komunitetit nderkombetar. Udheheqesi i Partise Socialiste Edi Rama tha keto dite se ai nuk mund te kete besim tek Partia Demokratike prandaj kerkon qe komuniteti nderkombetar ti ndihmoje si ndermjetes per reformat ne te ardhmen. Ne kete kontekst cfare roli mund te luajne Shtetet e Bashkuara  apo Bashkimi Evropian per Shqiperine

Tomas Kantrimen Ne do te jepnim shume ndihme dhe shume keshilla. Por qe te behesh ndermjetes sepse dy zoterinj ne Shqiperi nuk jane ne gjendje ti flasin njeri-tjetrit me miresjellje ky nuk eshte roli i komunitetit nderkombetar.

Zeri i Amerikes Ai e kishte fjalen ne fakt qe ju te sherbeni si garantues i reformave

Tomas Kantrimen Shqiperia ka nje kushtetute. Ne shoqerite demokratike kushtetuta dhe institucionet qe ajo krijon jane garantuesit e lojes se ndershme ne procesin politik. Komuniteti nderkombetar nuk mund te zevendesoje Kushtetuten. Ne mund te ndihmojme per te krijuar nje situate ne te cilen politikane te pjekur nga te dyja partite te flasin me njeri-tjetrin me miresjellje te ulen ne te njejten dhome dhe te bejne kompromise kompromise te rekomanduara ndoshta nga komuniteti nderkombetar dhe sic thashe kjo do te perfshinte edhe ligje per zgjedhjet. Une kam respekt te madh per zotin Rama dhe per menyren dinjitoze me te cilen ai e trajtoi situaten e veshtire. Komuniteti nderkombetar mund te ndihmoje por vleresimi dhe zgjidhja duhet te vijne nga brenda Shqiperise. Pra cilat ishin rastet qe ne humbem ne dy vitet e fundit dhe ne cmenyre une si udheheqes i qeverise ose i opozites do te sillem ndryshe ne dy vitet e ardhshme per te plotesuar kerkesat e popullit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›