Oto Habsburg, varroset sot në Vjenë

Oto Habsburg, djali i madh i perandorit të fundit të Austrisë, do të varroset sot në Vjenë, në një ceremoni ku do të marrin pjesë pjesëtarë të familjeve mbretërore dhe lider politikë nga tërë Evropa. Varrimi shënon fundin e ceremonisë një-javore mortore.
Habsburg vdiq më 4 korrik në shtëpinë e tij, në moshën 98-vjeçare.