Shkodër, aktivitete në kuadrin e "Ditës së Liqenit"
SHKODËR- E shndërruar tashmë në një festë tradicionale, “Dita e Liqenit" të Shkodrës është përcjellë me një varg aktivitetesh të organizuara nga Bashkia. Nën kujdesin e veçante të Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës, Lorenc Luka, në bashkëpunim me Federaten Kombëtare të Notit dhe Shoqaten e Sporteve të Ujit, aktivitetet do te zhvillohen gjate gjithe dites se diele.
Në programin e hartuar nga organizatorët, bënin pjesë aktivitete promovuese social kulturore-sportive me qëllim ruajtjen, mbrojtjen dhe zhvillimin e këaj trashegimie të pasur natyrore të qytetit dhe më gjërë. Përmes një interesimi të madh edhe nga ana e qytetarëve shkodranë, por edhe turistë nga shtetet europiane, aktivitetet janë përqëndruar kryesisht në sportet ujore me pjesmarrjen e ekipeve të Vllaznisë dhe disa ekipe nga qytete të tjera të Shqipërisë, por edhe me pjesmarrjen e sportistëve nga Kosova, Dibra e Madhe, Maqedonia, etj.
Krahas aktiviteteve sportive në program kanë qënë edhe një sërë aktivitetesh të tjera si, organizimi i panairit të prodhimeve artizanale dhe produkteve agroushqimore të zonës i hapur në mjediset e pedonales së qëndrës së Pikës Turistike të Shirokës. Ndërkohë, në orët e mbasdites Bashkia ka në program edhe një aktivitet të rëndësishëm, ai i garës demonstrative me biçikleta, me pjesmarrjen e të rinjve, me intinerar nga Sheshi Nënë Tereza-Ura e Bunës-Shirokë-Zogaj-Shirokë. Aktiviteti përmbyllës i kësaj dite do të jetë koncerti muzikor rrok nga Unit Band, i cili do të organizohet para Bashkisë Shkodër.
(d.b/BalkanWeb)