E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali i targave dhe patentave false, burg 11 të arrestuarve

Korrupsioni me targat e makinave, gjykata vlerësoi sot masat e sigurisë për 11 të arrestuarit.


Në burg janë lënë Ylli Hasani, me detyrë komisionar për dhënien e lejeve të drejtimit të mjeteve pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor, Vladimir Dervishi, 58 vjeç, bashkëpronar i autoshkollës “Majestik”, Pëllumb Mançila, 46 vjeç, oficer i patrullës së përgjithshme në Komisariatin numër 4, në kryeqytet, Besjana Belli, 27 vjeçe, sekretare e Sektorit të Regjistrimit të Mjeteve në DRSHTRR.


Po të njëjtën masë sigurie është vendosur edhe për të pandehurit Feride Kateshi, 38 vjeçe, punonjëse e agjencisë së sigurimeve “Atlantik”, pranë DRSHTRR, Daniel Cami, 38 vjeçe, pranues dokumentesh në qendrën e kontrollit teknik të mjeteve pranë DRSHTRR Tiranë dhe Adrian Rushiti, 35 vjeç, që siguronte dokumente të falsifikuara personave të mësipërm kundrejt ryshfeteve.


Ndërsa për të pandehurit Liman Doka, 60 vjeç  mësues në shkollën 9- vjeçare Lana-Bregas E. Sh 50 vjeçe, bashkëpronare e autoshkollës “Majestik”, si dhe Sh. Memia, 38 vjeçe, operatore pranë Drejtorisë Rajonale të Transportit Rrugor Tiranë gjykata caktoi ndaj tyre masën e sigurisë “arrest shtëpie”.


Për të pandehurën Silvana Memia 42 vjeçe gjykata vendosi lirimin e saj, pasi kjo e pandehur vuante nga një sëmundje e rëndë dhe nuk mund të qëndronte dot në qeli.


Të pandehurit ranë në pranga në sajë të operacionit të koduar “Targa e fundit”.


Ata kishin rreth një viti nën hetim dhe në përgjime nga ana e Prokurorisë së Tiranës.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›