E Diel, 1 Nëntor 2026

Dosjet bllokojnë PS-në, Edi Rama ndihet i rrezikuar

Partia Demokratike njoftoi dje se nuk do të shtyjë votimin e projektligjit për spastrimin e jetës publike nga eksponentët e bashkëpunëtorët e regjimit enverist, proces që është parashikuar të mbahet nesër pasdite. Panik tek rrethi i ngushtë i Edvinit, i cili ndihet i pasigurtë për fatin e vet, por ka edhe presionin e bashkëpunëtorëve e enveristëve në prokurori e gjykata, të cilët duan të përfitojnë ende, nën ombrellën e Partisë Socialiste

TIRANE - Partia Demokratike e konsideron projektligjin e dosjeve, të hartuar sipas modelit çek si më të mirin në fushën e lustracionit.
Zëdhënësi i grupit parlamentar të PD-së Aldo Bumçi deklaroi dje se ligji ‘për dosjet’ nuk është një akt hakmarrje, siç e interpreton opozita, por respekt ndaj viktimave të komunizmit.
Në këtë kuadër, deputeti Bumçi u shpreh se “projektligji që do të votohet të hënën në Kuvend është një variant i ligjit çek, një nga më të mirët në fushën e lustracionit”. “Ky është një proces jetik në vendosjen e standardeve demokratike. Projekti nuk është një akt hakmarrje, por një akt respekti ndaj të gjithë viktimave të regjimit komunist, që u ekzekutuan, torturuan dhe vdiqën për të drejta njerëzore. Të mbash sot prokurorët që kanë thyer shtyllën kurrizore të njerëzve të pafajshëm, do të thotë të legjitimosh dhunën barbare ndaj shqiptarëve. Po ashtu, ai është një detyrim madhor dhe historik ndaj kombit shqiptar”, deklaroi Bumçi.
Duke reaguar ndaj deklaratave të opozitës, e cila u shpreh kundër këtij drafti, të miratuar pak ditë më parë në Komisionin e Ligjeve, pa votat e saj, Bumçi tha se “Edi Rama nuk mund të votojë pro këtij projektligji, sepse ai është nip i një ish-anëtari të Byrosë Politike, i cili ka persekutuar me dhjetëra inxhinierë dhe intelektualë të shkolluar në Perëndim”. “Ndaj dhe Edi Rama nuk mund ta votojë këtë projektligj, pasi është njësoj sikur të votojë kundër vetvetes”, shtoi më tej deputeti demokrat.
Edhe pas kalimit nëpër rrjetë të Ruçit e Gjinushit, selia ylberiste nxjerr pretekste të reja/Partia Socialiste ka paralajmëruar dje votën e saj kundër projektligjit të Partisë Demokratike për hapjen e dosjeve të ish bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit. Arsyeja sipas nënkryetarit të grupit parlamentar socialiste, Erjon Braçe, është dyshimi që ka selia ylberiste se qëllimi i vërtetë i këtij drafti ligjor është bllokimi i punës së Prokurorisë për çështjen e rrugës Durrës-Kukës, për tragjedinë e Gërdecit dhe çështjen Fazlliç. Sipas Braçes, ligji për pastërtinë e figurës së zyrtarit të lartë synon pikërisht mbrojtjen e ministrave të qeverisë Berisha që po hetohen nga Prokuroria.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›