E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, 24 vjet burg italianit vrau shqiptarin

Gjykata shpall fajtor dhe dënon me 24 vjet burg administratorin e një lokali italian i cili vrau shqiptarin Lulzim Hoxha një vit më parë. Pas vrasjes 43 vjecari fshehu trupin e shqiptarit pranë lumit Po. 

REXHO EMILIA- Një shtetas italian është dënuar me 24 vjet burg pasi akuzohet se është autori i vrasjes së shqiptarit Lulzim Hoxha, një vit më parë. 43 vjecari Xhovani Kaiazo, ish administrator i një klubi nate në periferi të Rexhio Emilias u shpall fajtor për vrasjen e 22 vjecarit, i cili banonte në Parma të Italisë.

Vrasja ndodhi në lokal pas një ngatërrese mes 43 vjecarit italian dhe një grupi shqiptarësh. Gjatë dëshmisë në gjykatë italiani ka pretenduar se ishte ndjerë i kërcënuar disa herë, në mënyrë të vecantë nga Hoxhaj i cili kishte punuar për pak kohë në atë lokal dhe që sips tij dëshironte të merrte drejtimin e atij lokali. Sipas prokurorisë pas vrasjes Kaizano kishte fshehur trupin e shqiptarit në një zonë të lumit Po, pranë Luzzaros.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›