E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë- Vijon aksioni për prishjen e ndërtimeve pa leje

Tiranë- Edhe ditën e sotme policia bashkiake ka vijuar aksionin për prishjen e ndërtimeve pa leje në kryeqytet.

Aksioni është përqëndruar tek zona e ish- blokut pasi sipas policisë aty janë disa subjekte të pa pajisura me dokumentacionin përkatës. Sot kanë vijuar punimet për prishjen e një pallati, katet e para të së cilit kanë qenë lokale nate.

Bashkia bën me dije se sapo të përfundojë ky aksion fokusimi do të jetë te katet shtesë të pallateve, të cilat rrezikojnë edhe jetën e qytetarëve. Sipas policisë janë rreth 300 subjekte që e kanë tejkaluar normën e kateve dhe për pasojë shtesat do të prishen.

Pas përfundimit të aksioneve në Himarë, Velipojë dhe Shëngjin, ka nisur puna edhe në kryeqytet, ku pritet të prishen të gjitha ndërtimet pa leje.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›