Skandali i varreve në Boboshticë, shpallet i pafajshëm kreu i OMONIA-s
KORCË- Merr fund 'skandali' i dhunimit të varreve në Boboshticë. I akuzuari kryesor, kreu i OMONIA-s në Korçë, Naum Disho dhe dy punëtorë janë shpallur të pafajshëm sot nga Gjykata e Apelit.
Çështja e skandalit të dhunimit të varrezave u kthye në Gjykatën e Apelit në Korçë nga Gjykata e Lartë, nën argumentin e një hetimi të paplotë.
Mësohet se kjo gjykatë ka rrëzuar akuzën për dhunim varresh dhe ndërtim ilegal të një memoriali kushtuar ushtarëve grekë, duke i shapallur të pafajshëm pas dy vitesh kreun e OMONIA-s në Korçë, Naum Disho, si dhe 2 punëtorët Alqi Koroveshi dhe Luan Zaçe.
Sipas kësaj gjykate nuk ka vepër penale për Naum Dishon dhe dy punëtorët.
(ma.ar/BalkanWeb)