Qellon me pistolete te shoqen dhe me pas veten. Rende cifti i bashkeshorteve

Pas një debati të ashpër me bashkëshorten Kol Makaj në Koplik të Malësisë së Madhe ka goditur me pistoletë File Makajn 55- vjeçe dhe pasi ka menduar se ajo ka vdekur ka goditur edhe veten. Çifti i bashkëshortëve ndodhen në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje mjaft të rëndë shëndetësore dhe në rrezik për jetën.
Fqinjët e tyre kanë bërë të ditur se çifti Makaj kishte kushte mjaft të vështira ekonomike gjë që ishte bërë shkak për mosmarrëveshje të thella mes tyre. Në momentin e konfliktit Kol Makaj ka qenë nën efektin e alkoolit.
Bruna Gjoka