Bllokmenët e rinj, mllef dhe urrejtje ndaj grupit evropian që rrëzoi diktaturat komuniste
Sulmet e Edvinit ndaj Partive Popullore Evropiane, reagon PDSulmet e përditësuara të bllokmenëve të rinj kanë marrë përmasa të gjëra, teksa radhën për tu siluruar nga deklaratat farse të tyre e ka pasur Partia Popullore Evropiane, grupim që përmbel mbi 52 parti të Qendrës së Djathtë Europiane. Partia Demokratike dënoi dje këto sulme të ulëta, të cilat fund e krye janë pjellë e diktaturës hoxhiste. Zëdhënësja e Partisë Demokratike Erla Mëhilil tha dje se Partitë Popullore Evropian, të udhëhequra nga personalitete të shquara si Adenauer, De Gol dhe De Gasperi, janë ato që ndërtuan mrekullinë e Europës. “Në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare dhe në vazhdim, Edvin Kristaq Rama dhe suita e bllokmenëve të rinj në instinktin më të egër të etërve të tyre biologjike dhe historike, kanë ndërmarrë sulme kundër Partisë Popullore Europiane, organizatës që grupon mbi 52 parti të Qendrës së Djathtë Europiane dhe personaliteteve të këtyre partive. Partia Demokratike e Shqipërisë, dënon sulmet dhe shpifjet e ulta të punistëve të rinj ndaj Partisë Popullore Europiane, partisë që grupon sot partitë në pushtet në Gjermani, Francë, Itali dhe shumicën e vendeve anëtare të BE-së, si sulme të frymëzuara fund e krye nga trashëgimia hoxhiste”, u shpreh zëdhënësja e PD-së.Sipas saj, Partitë Popullore Europiane të udhëhequra nga Adenauer, De Gol dhe De Gasperi, themeluan BE, janë këto parti që ndërtuan mrekullinë e Europës së Bashkuar, që bëri të mundur shembjen e Murit të Berlinit dhe rrëzimin e diktaturave komuniste në Europë, ndër të cilat edhe pushtetin barbar komunist të Xhelil Gjonit, Sulejman Bushatit, Hamit Beqes, Kristaq Ramës etj.“Në Partinë Popullore Europiane, kombi shqiptar dhe Shqipëria ka miqtë e saj më të mëdhenj, më të çmuar që me mbështetjen e tyre të plotë ndaj Partisë Demokratike kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm në shndërrimet epokale në Shqipëri. Në këtë grupim politik, janë forcat politike, që me votën e tyre kanë luajtur rol vendimtar në anëtarësimin e Shqipërisë në KE, në anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, në firmosjen dhe ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe BE-së, në vendimin historik të datës 16 Nëntor të pranimit të kërkesës së Shqipërisë për procesin e integrimit të plotë në BE si dhe në heqjen së shpejti të vizave për Shqipërinë”, deklaroi më tej zëdhënësja e Partisë Demokratike....