E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Do të shqyrtohet në parlament çdo pretendim ligjor dhe kushtetues i PS-së”

Partia Demokratike vlerëson dokumentin e Strasburgut dhe mirëpret ofertën e Edi Ramës për rikthimin e dialogut parlamentarMazhoranca është e gatshme të shqyrtojë me opozitën çdo pretendim të saj lidhur me zgjedhjet, por më parë parashtruar dialogu parlamentar. Ky është mesazhi i qartë që vjen nga shumica parlamentare dhe që i atribuon një mundësi të shkëlqyer palës opozitare për rinisur jetën politike në sallën e Kuvendit. Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi ka shprehur dje vlerësimet e mazhorancës për përfundimet që jepen në projektrezolutën e Këshillit të Evropës, dokument që do të diskutohet në seancë plenare 27 janarin e ardhshëm. Përpos kësaj, Patozi ka konfirmuar gatishmërinë e së djathtës për të kontribuar në zhvillimin e një dialogu parlamentar, ndërkohë që në mënyrë surprizë ka përshëndetur deklarimin e parë të Edi Ramës, se e majta ishte e gatshme të kthehej në parlament, në rast se do të arrihej një marrëveshje lidhur me ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 28 qershorit.“Në emër të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike shpreh vlerësimin për projekt-rezolutën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, e cila kërkon pjesëmarrjen e opozitës në parlament si dhe ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Dëshiroj që me këtë rast, të përshëndes qëndrimin e shprehur sot publikisht të kryetarit të Partisë Socialiste, Edi Rama, në mbështetje të këtyre kërkesave. Mazhoranca, që qeveris vendin, ashtu siç ka deklaruar edhe herë të tjera, është e gatshme që t’i japë opozitës shumicën në këtë komision parlamentar. Ne jemi plotësisht dakord për një hetim të plotë dhe të ndershëm, në përputhje me kushtetutën, ligjet e vendit dhe rregullat e shtetit ligjor”, deklaroi Patozi. Sipas tij, kjo mazhorancë ka qenë dhe vazhdon të jetë e hapur për dialog me opozitën. “Por ky komunikim duhet të zhvillohet në rrafshin institucional, dhe jo në rrugë”- u shpreh Patozi, duke i apeluar Edi Ramës, të lejojë rikthimin e opozitës në parlament dhe instalimin aty të çdo mekanizmi demokratik që do t’i shërbejë Shqipërisë dhe shqiptarëve në rrugën e gjatë të procesit të integrimit. Siç edhe u bë e ditur në raportin e Këshillit të Evropës, publikuar nga gazeta “55” 6 ditë më parë, Brukseli, apelon për rikthimin e opozitës në parlament për të plotësuar kushtet thelbësore në bashkëpunim me mazhorancën. Liberalizimi i vizave Shqipëri -BE është kryefjala e politikës shqiptare, pasi procesi i hyrjes në “Schengen”, duhet të konkludohet para verës së 2010-ës.     Deklaratat duken paraprake e ka të ngjarë të shoqërohen edhe me lëvizje të reja politike në ditët në vijim, megjithatë, duket se rezoluta e KE-së ka dënuar njëherë e mirë bojkotin që po promovon prej kohësh Edi Rama....

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›