Këshilli i Ministrave miraton vendimin për vlerësimin e dëmeve nga përmbytjet

Berisha: Grup pune për verifikimin total të kategorive të dëmtuara. Kryeministri jep garanci se kompensimi i dëmeve do të jetë real dhe i ndershëmKëshilli i Ministrave ka miratuar dje vendimin për nisjen nga puna të grupit të autoriteteve që do të përcaktojnë dëmet e shkaktuara në zonat e përmbytura në veri perëndim të vendit. Në mbledhjen e radhës të qeverisë, kryeministri i vendit Sali Berisha tha se janë ngritur grupe pune për të verifikuar dëmet, të cilat do të ndahen në disa kategori. Berisha theksoi se përmes këtij vendimi përcaktohet mënyra e ngritjes së grupeve të punës, vlerësimi i dëmeve, por edhe mënyrat e përballimit nga ana financiare e dëmshpërblimit të tyre.“I gjithë procesi do të bazohet në dokumentacionin real, në foto satelitore që faktojnë përmbytjen e banesave, hangarëve, stallave, të mbjellave”, tha kryeministri.Kryeministri theksoi se në bazë të këtij vendimi do të bëhet vlerësimi i të gjitha dëmeve të bëra në ndërtesa, të reja apo të vjetra, në stalla, hangarë dhe vathë, në objekte sociale dhe publike, në orendi shtëpiake, pajisje elektroshtëpiake, në të mbjella, në gjënë e gjallë e bazën ushqimore të tyre. Pasi sqaroi se ky vendim përcakton dhe mënyrat e përballimit nga ana financiare të dëmshpërblimit të të gjitha këtyre dëmeve, Kryeministri Berisha theksoi se ky do të jetë vlerësimi më i ndershëm dhe real dhe i gjithë ky proces do të bazohet në dokumentacionin real, në foto satelitore që faktojnë përmbytjen e banesave, hangarëve, stallave, të mbjellave, do të bazohet në regjistrin e matrikulimit të gjësë së gjallë, si dhe në të gjitha të dhënat nga vëzhgimet në vend.Kryeministri tha se në lidhje me dëmtimin e objekteve sociale, kulturore e infrastrukturore do t’u kërkohet ministrive të linjës të riorientojnë fondet buxhetore të përcaktuara në drejtim të kësaj zone.Më tej, kryeministri falënderoi edhe një herë qytetarët e zonave të përmbytura dhe të gjithë ata që bënë të mundur që kjo katastrofë ekologjike të mos ishte një katastrofë njerëzore. “Sot nuk kemi as edhe një jetë njerëzore të humbur për shkak të përmbytjes, - u shpreh kryeministri, çka përbën një meritë shumë të madhe, çka dëshmon një eficencë shumë të lartë të operacionit të shpëtimit, i cili u organizua nën drejtimin e Komitetit Ndërministror, autoriteteve vendore dhe të gjithë atyre që morën pjesë në këtë operacion”.Berisha shprehu edhe një herë mirënjohjen për solidaritetin që dëshmuan qytetarët shqiptarë në këtë fatkeqësi natyrore, si ata që patën mundësi ta dëshmojnë bujarinë e tyre, edhe ata që dhuruan pensionet e tyre. Mirënjohje të veçantë, Kryeministri shprehu dhe për të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit dhe i siguroi ata se me ndihmën e dhënë kanë arritur të zbusin shumë pasojat. “Sërish u bëj thirrje, brenda mundësive që kanë, të ndihmojnë, para së gjithash, me ushqim për gjënë e gjallë. Ministria e Bujqësisë është tërësisht e angazhuar të krijojë të gjithë rezervën e nevojshme ushqimore, por është shumë i mirëpritur çdo kontribut që mund të bëhet me kashtë, me sanë, me lloje të ndryshme kashtash”, u shpreh ndër të tjera kryeministri, Sali Berisha.Grupi i punës përbëhet nga specialistë qendrorë nga:Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe TelekomunikacionitMinistria e BujqësisëMinistria e Ekonomisë, Tregtisë dhe EnergjetikësMinistria e BrendshmeMinistria e Arsimit dhe ShkencësMinistria e Shëndetësisë dhe ALUIZNI...