E Diel, 1 Nëntor 2026

Trupa të tjera amerikane ri-dislokohen në Haiti

Zyrtarët amerikanë të ushtrisë thanë se një forcë amfibe prej 4 mijë
detarësh dhe marinarësh do të ndryshojë dislokimin e planifikuar dhe do të
dërgohet në Haiti për të ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit nga tërmeti.Një njësi e ngjashme filloi të dislokohet në pjesën perendimore të
kryeqytetit të shkatërruar të Port-o-Princit të martën. Dislokimi i ri do ta
çojë numrin e forcave amerikane në Haiti në gati 14 mijë trupa.Presidenti Barak Obama i tha televizionit ABC gjatë një interviste dje se
Shtetet e Bashkuara nuk mund të injorojnë gjendjen në Haiti.Presidenti tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë që përpjekjet
e tyre të shpëtimit të duken sikur po marrin nën kontroll vendin e Karaibeve.
Zoti Obama tha se kërkon të sigurojë se Amerika shfaq forcën e saj në botë, jo
vetëm kur është në luftë.Një tërmet i fuqishëm tronditi përsëri Haitin të mërkurën, duke i dërguar
në rrugë banorët e tmerruar dhe duke rrëzuar disa godina të shkatërruara nga tërmeti
i javës së kaluar me magnitudë 7 ballë.Tërmeti i dytë 5 presje 9 ballë shtoi traumën e shkaktuar nga tërmeti i 12
janarit që shkatërroi kryeqytetin, Port-o-Prince dhe zonat përreth duke lën
qindra mijëra të vdekur apo të pastrehë.Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton u tha gazetarëve në
Departamentin e Shtetit se zyrtarët po e monitorojnë nga afër impaktin e
tërmetit të dytë që shkatërroi një skelë që do të përdorej për të trajtuar
pacientët.Tërmeti u ndje në anijet e marinës amerikane USNS Comfort që përdoret si spital e cila mbërriti në Haiti dje paradite dhe ka filluar
të pranojë të mbijetuar të plagosur për tu kuruar.Shtetet e Bashkuara po dërgojnë gjithashtu një anije të ndërtuar për të
pastruar rënojat që bllokojnë portin kryesor në Port-o-Princ. Këto rrënoja kanë
ndaluar anijet e mëdha me ushqime dhe furnizime jetësore.//rd//

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›