E Diel, 1 Nëntor 2026

Gaci letër deputetëve të PD: Shfuqizoni moratoriumin e mjeteve lundruese

TIRANË- Deputeti socialist Artan Gaci u drejtohet me anë të një letre deputetëve të PD në qarqet bregdetare dhe atyre në zonat me dalje në liqenin e Shkodrës, Fierzës dhe Pogradecit të votojnë nesër në Kuvend për shfuqizimin e moratoriumit të mjeteve lundruese. Letra vjen një ditë para se Kuvendi të shqyrtojë në seancë kërkesën e PS-së për shfuqizmin e këtij moratoriumi

Sipas deputetit socialist ky ligj ka bllokuar zhvillimin turistik dhe ka vendosur vendin në një pozicion të turpshëm krahasuar me fqinjët bregdetare që shohin turizmin si burim mirëqënie për qyetarët.

“Zgjatja e këtij moratoriumi do të thellonte absurdin e një ligji që nuk përmbush asnjë qëllim përvecse penalizimit të industrisë së turizmit. Ky është një shembull, të tregojmë se nuk nevojitet presioni i ndërkombëtarëve për tu marrë vesh për ato cështje qeë përbëjnë prioritet kombëtar”,- përmbyll letrën e tij Gaci.
(el.me/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›