E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në Samitin e 7-të Botëror për Familjen

 u deklarua në Samitin e 7-të Botëror për Familjen, i cili u mbajt nё datat 5-7 Dhjetor 2011, nё Abu Dabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, në të cilin mori pjesë edhe një delegacion nga Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta të Shqipërisë.

Punimet e Samitit u fokusuan në ndikimin që ka kriza globale ekonomike dhe financiare në familjet në mbarë botën dhe pjesëmarrësit - përfaqësues të lartë të organizmave ndërkombëtare, qeverive dhe shoqërisë civile - pranuan se mënyra më efektive dhe afatgjatë për të hequr familjet nga varfëria është krijimi i mundësive të mira për punësim të anëtarëve të familjeve. Në këtë kuadër u vlerësua ndikimi pozitiv i Programit të Punës së Denjë zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare të Punës (ILO) në një sërë vendesh, përfshi edhe Shqipërinë.

Organizata Botërore për Familjen u shpreh në mbështetje të Agjendës së Punës së Denjë dhe Paktit Global të Punës dhe kërkoi përfshirjen e këtyre iniciativave në Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, në agjendat ndërkombëtare, kombëtare dhe lokale, si një përparësi kryesore.

Pjesëmarrësit në Samit ndanë qëndrimin e përbashkët se të siguruarit e mundësive për pune të denjë për të rriturit është po aq e rëndësishme sa eliminimi i punës së dëmshme të fëmijëve dhe marrja e masave për të garantuar mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët, duke i dhënë kështu siguri gjeneratës së ardhshme të familjeve për të hyrë në punë të denjë.

Samiti Botёror pёr Familjen u organizua nga Organizata Botërore pёr Familjen, nёn kujdesin e lartё tё Znj.Skeikha Fatima Bint Mubarak, Kryetare e Fondacionit për Zhvillimin e Familjes dhe Kryetare e Kёshillit tё Lartё për Nënat dhe Fëmijët dhe nё partneritet me Sektorin pёr Zhvillim tё Qёndrueshёm tё Departamentit Ekonomik dhe Çёshtjeve Sociale tё Kombeve të Bashkuara, Zyrёn e OKB ECOSOC pёr Mbёshtetje dhe Koordinim, PNUD, Degёn e OJQ-ve tё OKB dhe Shoqёrisё Ndёrkombёtare tё Ekonomisё dhe Kёshillave Social.

Që prej vitit 2004 Samiti është kthyer në një aktivitet të pёrvitshёm i cili mbështet dhe inkurajon ndërtimin e një bote ku mbizotëron paqja, siguria, drejtësia, toleranca, solidariteti, prosperiteti dhe integrimi, duke mobilizuar dhe promovuar qelizёn themelore të shoqërisë - Familjen.  Në fund, Samiti i 7-të miratoi Deklaratën pёr Arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit (MDG1) duke marrë parasysh perspektivёn e Familjes. Kjo Deklaratë do t’i dorëzohet Kombeve të Bashkuara. /Start/

                                                                                             2011-12-07 15:13
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›