KQZ, gjobë partive për femrat!

KQZ-ja ka verifikuar 6806 lista zgjedhore të depozituara nga 54 subjekte politike.
“Nga verifikimi rezultoi se vetëm një parti, Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë e cila ka regjistruar lista shumë emërore në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, ka respektuar kriterin e gjinisë, një në çdo tre emra i përkiste secilës gjini. 53 parti të tjera nuk kanë respektuar kriterin e gjinisë në disa zona zgjedhore”, thekson raporti i KQZ-së.
Në bazë të ligjit, KQZ-ja gjobit me 30 mijë lekë partitë për çdo zonë zgjedhore. Sipas vendimit, Partia Socialiste është ndëshkuar me 7. 260 mijë lekë. Lëvizja Socialiste për Integrim është gjobitur me 6 milion e 360 mijë lekë dhe më pas Partia Demokratike me 4 milionë e 590- mijë lekë.
2011-12-07 14:38