E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali seksual, Riberinë nuk e duan më “gjel”



Skandali seksual i yllit të Bajernit të Munihut me minorenen Zahia Dehar mund t’i kushtojë vendin në Kombëtaren franceze, Frenk Riberi. Në një votim publik të organizuar nga gazeta franceze “France Soir”, 57 për qind të francezëve kanë votuar kundër përfshirjes së mesfushorit 27-vjeçar. Kjo është një shumicë e qartë, por një pjesë e madhe e tyre nuk do të donin ta shihnin në formacionin e Rajmond Domenekut as në Kampionatin Botëror të Afrikës së Jugut, në finalet e të cilit, Franca mbërriti pas një goli të diskutueshëm në plejofin me Irlandën. Në një sondazh tjetër të organizuar nga gazeta sportive “L’Equipe”, në lidhje me pyetjen, se nëse do të ndikonte çështja “Riberi” në paraqitjen e Francës në Kupën e Botës, 70 për qind të votuesve dhanë një përgjigje negative, duke mohuar se skandali i Riberisë do të ndikonte në futbollin francez. Më 11 maj do të publikohet edhe lista zyrtare e Kombëtares franceze për në Botërorin e Afrikës së Jugut. A do të jetë Frenk Riberi, apo jo, kjo mbetet për t’u parë. Domenek është në përfundim të kontratës së tij me Federatën Franceze të Futbollit, por e di fare mirë se falë kontributit të jashtëzakonshëm të Riberisë në “Gjermani 2006”, Franca befasisht mbërriti në finale.

FIFA: “Gabuam me biletat e Botërorit”

Qeveria e futbollit botëror pranoi se kishte gabuar me politikën e shitjeve

FIFA pranoi gabimin e saj në lidhje me politikën e shitjeve të biletave për Kampionatin Botëror “Afrika e Jugut 2010”, kur kanë mbetur më pak se dy muaj nga nisja e finaleve. “Natyrisht, ne kemi bërë gabime, pasi duhet t’i kishim hapur qendrat e shitjes së biletave shumë kohë më parë. Për këtë ne duhet të jemi më fleksibël në të ardhme, kështu një person nuk mund të porosisë vetëm katër bileta për ndeshje, por mund të porosisë deri në dhjetë të tilla. Ne duhet të reflektojmë për këtë dhe deri në Kampionatin Botëror të Brazilit në vitin 2014 do të kemi mësuar akoma më shumë gjëra”, - tha sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Jerome Valke në Cyrih. Tetë ditë para hapjes së fazës së pestë të shitjes së biletave për Kampionatin Botëror janë ende të pa shitura gati 200 mijë bileta të disponueshme. Për 27 nga 64 ndeshjet në total ka ende bileta në treg. “Unë mund të siguroj, se në 95 për qind e ndeshjeve biletat do të jenë të shitura të gjitha”, - tha presidenti i FIFA-s, Jozef Blater. Valcke theksoi se biletat për dy gjysmëfinalet dhe finalen janë të gjitha të shitura.

Letër me gëzhojë kundër Interit

Një letër anonime me ofendime, kërcënime dhe një gëzhojë me destinacion selinë e Interit u kap nga postën e Sesto Fiorentino në Itali. Zarfi ishte pa pullë dhe brenda saj ishte një objekt metalik, ku më pas rezultoi një se ishte një gëzhojë e një pistoletë Flobert 5 cm. Letra, e shkruar me dorë kishte në përmbajtjen e saj referime në lidhje me arbitrimet në Ligën e Kampioneve dhe “Calciopoli” në lidhje me fitimin e titujt. Ofendimet ishin të drejtuar ndaj presidentit të Interit, Masimo Moratit, Tronketit, por dhe trajneri të zikaltërve, Hoze Murinjos.

24 Prill 2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›