E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali, nënë e bir vdesin në një aksident automobilistik. Plagosen 4 shqiptarë të tjerë

Tragjedi në një familje shqiptare në Itali. Nënë e bir kanë vdekur në një aksident rrugor ditën e djeshme në Modena pas një parakalimi të gabuar në kthesë të një të riu. Viktimat janë Bukuroshe Ferro 35 vjec dhe fëmija i saj Maurizio Ferro 9 vjec. Ata po udhëtonin me një makinë Citroen Pikasso sëbashku me 4 persona të tjerë, të atin e fëmijës Artur Ferro 42 vjec, fëmija tjetër i çiftit, Rei Ferro, 6 vjeç, dhe dy miq të çifit Petrit Hoxha 28 vjec dhe e shoqja Marsela 20 vjec, në muajin e tetë të shtatzanisë.

E reja shtatzanë ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe rrezikon të humbasë fëmijën. Ajo është transportuar me urgjencë në spital sëbashku me të voglin Rei.

Aksidenti tragjik u provokua nga përplasja me një makinë Alfa 156 e drejtuar nga 20 vjeçari, Matteo Abottoni, i cili ka mbetur gjithashtu i plagosur. Policia po kryen hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

(/Gazzetta di Modena) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›