E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali, zhduket origjinali i “Marrëveshjes së Ohrit”

Tetë vite pas nënshkrimit të dokumentit kornizë të paqes në Maqedoni, është zhdukur kopja origjinale, ndërsa asnjë nga institucionet përgjegjëse nuk ka marrë përgjegjësinë për të sqaruar se ku gjindet ky dokument relevant, me të cilin u ndërpre konflikti i vitit 2001.

Nga Arkivi Shtetëror i Maqedonisë kanë bërë të ditur se nuk i është dorëzuar dokumenti origjinal i Marrëveshjes, që kishte qenë në gjuhën angleze.

Nga ana tjetër, edhe nga kabineti i presidentit nuk është konfirmuar ekzistimi i këtij dokumenti. Sipas ligjeve për arkivim, Arkivi Shtetëror është kompetent për t`u kujdesur për materiale shtetërore.

Start/ina

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›