LDK-ja ripohon orientimin e saj të djathtë
Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Ramë Manaj ka thënë se, edhe pse procesi i profilizimit dëshiron kohë, ai është i bindur se në zgjedhjet e nëntorit do të dalin me një profil të tillë.
Manaj, megjithëkëtë, tha se LDK-ja mbetet e hapur për bashkëpunim ndërpartiak me të gjitha partitë që kontribuojnë në progresin e vendit. Ai u shpreh se LDK-ja nuk i frikësohet asnjë iniciative të partive politike për bashkimin e tyre.
Konkretisht, lidhur me iniciativën e ditëve të fundit të kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për bashkimin e partive të djathta, sekretari Manaj në konferencën e rregullt për media, të premten, tha se LDK-ja nuk i frikësohen kësaj nisme, pasi LDK ka identitetin e saj të qartë si parti e qendrës së djathtë. Manaj, tha se pozicionimi i partive është një proces që nuk mund të behet vetëm me një lëvizje dore.
Manaj pas vizitës në Shqipëri ka bërë të ditur mbështetjen e plotë edhe nga Partia Demokratike e Shqipërisë, konkretisht nga kryetari i saj Sali Berisha. Lidhur me vendimin e KQZ-së për mosvendosjen e kamerave nëpër vendvotime në zgjedhjet e nëntorit, LDK ka mbështetur këtë vendim me arsyetimin se vendimet, çfarëdo qofshin ato, që vijnë nga ky institucion, respektohen nga ana e tyre.
start/rtk/