Procesi në GJND vonon njohjet e Kosovës
Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Vlora Çitaku, thotë se pavarësisht kësaj, Kosova ka fituar një numër të konsiderueshëm të njohjeve. Sipas saj, ky numër do të rritet edhe më shumë pas dhënies së opinionit të GJND-së për pavarësinë e Kosovës.
“Të thuhet se procesi në GJND nuk ka pasur ndikim, do të ishte joserioze. Gjithsesi, edhe pas kalimit të rezolutës serbe në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, njohjet kanë vazhduar”.
Nga ana tjetër, Ahmet Isufi, nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, shpreh bindjen se Kosovës i duhet një angazhim më i madh në lidhje me këtë çështje. Procesi në GJND, thotë Isufi, Kosovës po i kushton me vonesë të njohjeve të reja.
“Nuk kemi dyshim që GJND do të veprojë drejt. Por, e meta jonë është se nuk po i mbledhim kapacitetet e mjaftueshme për ta bindur botën në kuptimin e një vendimi të asaj se çka ka ndodhur në Kosovë”, thotë Isufi.
Procesi i interpretimit të pavarësisë nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë është iniciuar nga Serbia dhe miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.
Sipas GJND-së, deri tani, 36 vende kanë paraqitur deklarata me shkrim lidhur me këtë çështje. Deklarata të tilla kanë paraqitur edhe Kosova dhe Serbia - si dy palët kryesore në proces. Shtetet që duan të marrin pjesë në këtë fazë përfundimtare të procesit, përfshirë edhe Kosovën, duhet të bëjnë kërkesë në Gjykatën e Drejtësisë deri më 15 shtator.
Start/rel