MASH: Tekstet me zgjedhje, në fillim të shtatorit
Drejtori i kurrikulave dhe monitorim vlerësimit të teksteve Jovan Kristiqi është shprehur se nxënësit do të kenë në dorë, kur të nisë shkolla, edhe tekstet me zgjedhje të klasës së 10-të
TIRANE-Ministria e Arsimit dhe Shkencës garanton se për datën 14 shtator, në të cilën do të nisë dhe viti i ri shkollor gjithçka do të jetë gati, për sa i përket teksteve. Drejtori i kurrikulave dhe monitorim vlerësimit të teksteve Jovan Kristiqi është shprehur se nxënësit do të kenë në dorë, kur të nisë shkolla, edhe tekstet me zgjedhje të klasës së 10-të. “Për sa i përket teksteve me zgjedhje, këto funksionojnë vetëm për klasën e dhjetë dhe do të dalin nëpër librari në ditët e para të shtatorit. Kjo nuk e pengon absolutisht procesin mësimor, sepse së pari, njëherë shkollat nuk kanë bërë regjistrimin e nxënësve të vitit të parë të klasës së dhjetë gjimnaz dhe së dyti nuk dihet se çfarë lloj tekstesh do të zgjedhin vetë nxënësit”, - është shprehur Kristiqi, ndërsa ka mohuar problemet për mungesën e titujve të tjerë. “Besoj se këtë javë problemi është i zgjidhur plotësisht dhe librat janë nëpër libraritë. Ata duhet të shikojnë njëherë çfarë lloj tekstesh do të përdorin në shkollat ku i kanë fëmijët e tyre. Ata i kanë të afishuara këto tekste në çdo derë shkolle dhe pasi të marrin këtë njoftim dhe për çmimin e tekstit që të mos ketë abuzime nga librashitësit, pasi të marrin dhe emrin e shtëpisë botuese”, - ka sqaruar më tej Kristiqi.
(d.b/BalkanWeb)