E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandali/Rama po u mohon grevistëve asistencën shëndetësore, strategji që afron flijimin

Reagon Partia Demokratike

Një grup njerëzish të afërt me kryesocialistin, kanë kërcënuar dje në mesditë autoritetet shëndetësore, të cilët u përpoqën të solidarizohen përmes një akti human, për të vizituar gjendjen shëndetësore të grevistëve. Lidhur me këtë fakt, Partia Demokratike deklaroi dje se Edi Rama është i vendosur për flijimin e grevistëve të burgosur në çadrat e bulevardit, duke ditur se një pjesë e mirë e grevistëve, vuajnë nga probleme të rënda shëndetësore. Duke marrë shkas nga mos lejimi i autoriteteve shëndetësore për të bërë diagnostikimin e grevistëve që vuajnë nga sëmundje të ndryshme, zëdhënësja e Partisë Demokratike, u shpreh se Rama dhe Ruçi po i trajtojnë grevistët jo vetëm si viktima, por si kavje për realizimin e interesave të tyre personale.
Në këtë drejtim, Partia Demokratike i kërkon Edi Ramës dhe Gramoz Ruçit “të lejojnë urgjentisht autoritetet zyrtare shëndetësore të bëjnë kontrollin e gjendjes shëndetësore të grevistëve dhe ju rikujton atyre se këta njerëz janë viktimat e tij, por jo kavie që ai të mund t’i trajtojë si plaçka personale”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›