Skandalozjemania apo shoqëria e vetë-zënë në çark?
Prej kohësh jemi kthyer në dëshmitarë të skandalozjemanisë, një dukuri që sa vjen dhe po bëhet gjithnjë dhe më frikshmërisht e pranishme në jetën tonë të përditshme. Që të kuptohemi drejt, lexues: me skandalozjemani nuk po mëtoj të shpreh të skandalizuarit, reagimin apo qëndrimin që mbajmë (e që në të vërtetë duhet ta mbajmë) kundrejt shfaqjes së skandalit, porse skandalizimin dhe skandalozjen, maninë me të cilën jepemi pas saj, mend si të bëhej fjalë për një lozje, për një lojë, ndonëse perverse, dua të them. E thënë në mënyrë paksa më të drejtpërdrejtë, fjala është për tellalljen, për abuzimin e mëtejshëm dhe në mënyrë skandaloze me vetë skandalin.
Me fort të ngjarë, kjo prirje, e cila arrin deri në paranojë, shfaqet egrazi për shkak se po jetojmë "në kohë skandaloze", në kohët e kapjes jo pas realitetit, por pas asaj që Roland Barthes e quante "realitet-efekt", ku "e vërteta kthehet në skandal" dhe "skandali në e vërtetë". Sot, si kurrëherë më parë, njeriu duket se po vepron për hir të veprimit, hulumton për hir të hulumtimit, njeh për hir të njohjes, lëvron art për hir të artit, histori për hir të historisë, shkencë për hir të shkencës, politikë për hir të politikës, dhe kjo prirje, e cila arrin deri në një mani, është e mjaftueshme, për t‘i cilësuar kohët tona "skandaloze", për aq sa harrohet njerëzorja, prania e saj në këtë larushi lëvrimesh.
I vështruar në rrafshin botëkuptimor, për të respektuar kësisoj natyrën e rubrikës sime në faqet e kësaj gazete, "skandali" i kohëve tona qëndron në shtresat e mendësisë dhe në frymën sunduese që hasim mjaft shpeshtas në zhvillimet e jetës së përditshme. Nga njëra anë, shumëkush flet për domosdoshmërinë e një "kantianizmi të zgjeruar", që nënkupton ri-kthimin tek etika ligjërimore dhe te paradigma e subjektivitetit që lëvroi Kant-i, te projekti moral që ky përvijoi duke u mbështetur fuqishëm te ndjenja e përgjegjësisë së individit, por edhe te horizonti i lirisë dhe i pavarësisë së tij (ku përfshihet edhe privatësia!), që për Kant-in përbënte kushtin paraprak dhe sine qua non të ndjenjës së përgjegjësisë. Nga ana tjetër, përkundër kësaj nevoje të ngutshme, fryma e kohës duket se po udhëhiqet verbërisht nga pamësia hegeliane e Shpirtit Absolut. Madje, jo thjesht po udhëhiqet, por edhe po mëton që të mishërojë në vetvete e në mënyrë simptomatike këtë pamësi të Hegel-it, në kuadrin e së cilës "njerëzorja" nuk ka as hapësirë, as arsye për të ekzistuar: njeriu vështrohet njëlloj si tërë qeniet e tjera (dhe Hegel-i ndërfut këtu edhe vetë Zotin!), është ingranazh i një mekanizmi herë të dukshëm dhe herë të padukshëm i asaj makinerie që Shpirti Absolut vë në lëvizje për vetërealizimin, për shfaqjen dhe realizimin e vetvetes; qenia njerëzore, pa përjashtim dhe njëlloj si të gjitha qeniet e tjera, thjesht sa shfrytëzohet nga kjo Fuqi e Padukshme, nga kjo "Ide Absolute" fort e errët dhe e Papërcaktuar, që hera-herës të duket se i shëmbëllen një nevoje të errët të stisur nga një Demon i lig i historisë së vështruar si një qëllim në vetvete. I privuar nga çdo vetëvendosje, nga çdo vendimmarrje, nga çdo qëndrim i vullnetshëm, ky njeri flaket tej si një gjësend i pavlerë, fill sapo Shpirtit Absolut (historia si qëllim dhe si zhvillim në vetvete) i thëthin tërë çka i lipsej për vetërealizimin. Kjo është ajo çfarë po ngjet në kohët tona, mendësia e së cilës mëton dita më ditë të imitojë tërë cilësitë, tiparet dhe prirjet e Shpirtit Absolut hegelian, kësaj Force të verbër që i përdor dhe i shfrytëzon njerëzit si kukulla... Kjo është ajo çka i bën kohët tona "skandaloze", dhe prej këtij tipari dhe prirjeje të mendësisë së saj buron edhe skandalozjemania. Sot nuk skandalizohemi më, sot ne skandalizojmë, e vështrojmë vetë skandalin në shfaqjet e tij të veçanta, madje, shpeshherë, në lidhje me "skandal-krijuesin", me njeriun që Krishti, Shën Francesku i Asizit, apo Shën Martini e mbulonin me tunikë, për t‘u thënë njerëzve se lipsej që të merreshin me skandalin si dukuri, si fenomen, me trajtimin e thelbit të tij, dhe jo me shfaqjet e tij të veçanta; se e rëndësishme është të trajtohet dhe të kurohet sëmundja, jo thjesht fashitja e përkohshme e simptomave patologjike që ajo shfaq. Për më tepër, ne sot skandalozim, i japim zë skandalit për hir të shfaqjeve të skandalit, lozim dhe dëfrehemi kafeneve, duke ndjerë mbas shpine mornica të ftohta (epshi apo turpi?!), me shfaqjet e skandalit, pa mëtuar ta analizojmë në tërësinë e tij vetë skandalin, shkaqet që sollën shfaqjet e tij dhe format dhe mënyrat se si mund t‘i shmangim në të ardhmen këto shfaqje. Por, me sa duket, mendësisë së kohëve tona s‘i intereson fort shmangia e shfaqjeve së skandalit; me sa duket, shfaqjet e tij janë pjesë e errët e nevojës së stisur nga një Demon i lig i historisë së vështruar si qëllim dhe zhvillim në vetvete; me sa duket, shpeshherë, për të shmangur vramendjet e tjera, për të larguar tëhu trysninë shtypëse të problemeve më madhore, shoqëria ka maninë që t‘i jepet kokë e këmbë shfaqjeve të skandalit, arsye për të cilën i ruan dhe i ushqen në fshehtësi, deri në çastin kur ndjen nevojën për t‘u shfryrë te pamja e këtyre shfaqjeve, që tashmë i duket e pjekur dhe e gatitur të bëhet botërisht e njohur. Ajo çka i intereson shoqërisë së kohëve tona, nuk është aspak gjetja e formave dhe e mënyrave të duhura për shmangien e shfaqjeve të skandalit, as zbulimi i rrënjëve dhe i shkaqeve të tij; jo, në kohët tona, ajo çka e grish më së tepërmi shoqërinë, është vetëm pjesa "pikante" e shfaqjeve të skandalit; madje, si rrallëherë në kohët "moderne", ky term ripërfton kuptimin dhe domethënien e vet të mëhershme, më konkretisht, atë të "veglores" së "çarkut", të "grackës", të "kurthit" (Baillet, Dictionnaire étymologique du grec ancien). Që do të thotë shprehimisht, se po jetojmë në kohë "skandaloze", në kohët kur jemi "peng" i "realitetit-efekt", ku shoqëria gdhihet një mëngjes të bukur "e zënë në çark", e sheh veten "peng" i njollave të spermës së Bill Clinton-it që Lewinski i ruante prej disa vitesh me një nostalgji idhulltare dhe këmbëngulje prej asketi mbi fustanin e saj të dikurshëm vajzëror, "peng" i detajeve të lakuriqësisë së Edi Ramës në fotografitë e bëra publike, "peng" i formës trupore dhe ngjyrës së lëkurës së asaj vajze që shkoi në orën 9 të mbrëmjes në banesën e ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve për të kërkuar "të punësohej" në dikasterin që ky drejtonte... Kësisoj, në vend të skandalizohemi, ne skandalizojmë dhe skandalozim, dëfrehemi me shfaqjen publike (duke dhunuar edhe privatësinë e tjetrit) të detajeve "pikante" të shfaqjeve të skandalit dhe, përpos kësaj, edhe me vetë skandal-krijuesin. Madje, nëse do të nisemi nga "skandali" i fundit, duhet thënë se koncepti i "skandalit" si një "çark" paraqitet shumë më i zgjeruar, shumë më kompleks dhe i shumëfaqtë, duke përftuar kësisoj deri edhe ngjyresa të thekshme biblike.
Të gjithë, besoj, e sjellim mjaft mirë ndërmend episodin e gruas të zënë në mëkatim e sipër në faqet ungjillit; një analizë e "ftohtë" e këtij episodi ungjillor, do të na vinte përpara jo pak ngjashmëri dhe paralelizma me "skandalin" e ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve. Përfytyroni pak skenën, e dhënë me një rrëfim të përkorë, por me një saktësi të mirë kalibruar: një grup farisenjsh dhe skribësh që formojnë një rreth dhe lëshojnë akuza; në qendër të rrethit qëndron Krishti dhe një grua e gjakosur keqas nga tërheqja osh nëpër udhët e thepisura të zonës; gruaja akuzohet si skandal-krijuese, është zënë "gafil" në mëkatim e sipër; rrethi i akuzuesve nuk i drejtohet gruas (sipas tyre, ajo nuk meriton që t‘i drejtohet qoftë edhe një fjalë e vetme, e jo më një pyetje!), por Krishtit, duke i kërkuar gjykimin në lidhje me "skandalin" e saj, më konkretisht, me dhunimin e Ligjit të Mojsiut, në dritën e të cilit ajo duhej të gurëzohej, të vritej e mbuluar nga gurët. Sikundër u shpreha më lart, ky episod i ungjillit është i përkorë në detaje, kjo e bën të ndryshëm nga "skandali" i ish-ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, ku televizioni luan jo pak rol në shfaqjen e tij të bollshme në detaje, në perceptimin e tij sa më të prekshëm (imazhi, zëri, timbri etj.); porse, në thelb, këto dy episode bashkëndajnë shumëçka. Së pari, farisenjtë s‘është se e zbuluan aty për aty praninë e "skandalit"; përkundrazi, e dinin fare mirë edhe më parë, madje, e kishin ushqyer vetë, e patën lëvruar vetë, patën ndarë shtratin me gruan e akuzuar, porse në fshehtësi, larg syve të gjindjes. Në ungjillin e Shën Gjonit, ky detaj shprehet përmes frazës "ka mëkatuar shumë herë"; madje, Shën Gjoni, ndonëse i përkorë në rrëfim, na vë në dukje se kjo "shfaqje e skandalit" ish thjesht një pretekst. E njëjta klimë mbështjell edhe "skandalin" e ditëve të sotme: që të gjithë, kush më shumë dhe kush më pak, e dinim ekzistencën e "skandalit" (ndonëse skandal-krijuesi ndryshonte, njëlloj si simptoma patologjike e një sëmundjeje), s‘është se e zbuluam tani. Apo ndokujt i shkon në mendje se ky është "skandali" i parë në shoqërinë tonë të kohës? As që bëhet fjalë: të gjithë e dinim se diku në vatrat e shoqërisë ekziston "skandali", se prania e tij ka njohur shfaqje shumë herë më të rënda, se ka gjetur shprehje në një formë shumë më alarmante, çka shpalos shfrytëzimin e tij thjesht si pretekst. Ajo çka nuk dinim, ishte thjesht shfaqja e tij e veçantë, emri i skandal-krijuesit, dhe ndjeshmëria që mëton të ngacmojë skandal-tellallësi, ai që mëton ta skandalizojë dhe skandalozë mëtejshëm shfaqjen e "skandalin", ta fryjë atë përmes një "puritanizmi" gjasmues dhe të beftë. Së dyti, në episodin ungjillor, "skandali" i gruas qëndron i ndërveshur jo pak me domethënien etimologjike; sjellja e saj përpara Krishtit, në të vërtetë mëton që të jetë një lloj "çarku", "kurthi" apo "gracke" të thurur kundër Krishtit; në të vërtetë, qëllimi i farisenjve ishte krejt tjetër: duke ndërfutur në lojë një çështje teologjike, synimi i tyre nuk ishte as ndëshkimi i gruas skandal-krijuese, as demaskimi i skandalit, por vendosja e Krishtit në provë, për të parë se në ç‘raport qëndronte "gjykimi" i tij me Ligjin e Mojsiut, duke shpresuar kësisoj që të gjenin ndonjë mospajtim të mundshëm, për ta sulmuar më pas si blasfemues të Ligjit (mos harroni, ndërkaq, se Krishti akuzohej se darkonte në sofrën e mëkatarëve!). Kjo prirje i brendashkruhet qartazi edhe "skandalit" të ish-ministrit në fjalë, ku në vend të Ligjit të Mojsiut, tashmë kemi ligjin e moralit në njëjës, pa asesi pluralitet morali. Sakaq, Krishti s‘jep një gjykim, as nuk jep një përgjigje të shpejtë, të menjëhershme, të atypëratyshme. Ai thjesht ul kokën dhe fillon të shkarravisë me gisht në tokë. Dikush mund të thotë se ai po merr kohën e duhur për të formuluar një gjykim, ndërkohë që, për mendimin tim, ai thjesht po u jep kohën e mjaftueshme farisenjve dhe skribëve që të reflektojnë në vetvete, për të qartësuar, më së pari për vetveten, kuptimin dhe thelbin e veprimit të tyre, për të kuptuar, tek e fundit, se po e instrumentalizojnë Ligjin Qiellor thjesht për të afirmuar vetveten, se po e përdorin këtë Ligj në mënyrë "skandaloze" në formë "kurthi" apo "gracke". Porse farisenjtë nuk e perceptuan kësisoj, përkundrazi, vijuan me të tyren, njëlloj si farisenjtë tanë; askush s‘u mendua dy herë, të gjithë ngritën zërin në emër të ligjit të moralit në njëjës, dhe kjo ngritje e zërit u quajt hipokrizi; dhe e tillë është, vërtet, porse jo në kuptimin e dyfytyrësisë, siç e perceptojmë sot, por në kuptimin etimologjik të termit. Sikundërse në rastin e farisenjve, edhe në rastin për të cilin po flasim, hipokrizia është një "hypo-krisis", fsheh në vetvete një krizë të brendshme dhe shumëplanëshe, e cila nxjerr krye fill sapo dëgjojmë fshikullimën e hidhur të Krishtit, "gjykimin" e tij: "kush është i pamëkatë, le të dalë këtu përpara dhe të flakë mbi mëkataren gurin e parë. Në rastin e farisenjve të episodit ungjillor, përgjigjja ishte një heshtje, dhe një largim prej skenës, "duke nisur nga më të motnuarit, deri tek më i fundit"; në këtë heshtje, brenda ndërgjegjes së farisenjve rilindi vetëdija e të qenit njeri, një qenie e hapur ndaj ndjenjave dhe dëshirave, ndaj ngasjeve dhe rënieve; nga akuzues ndaj, kuptuan se ishin akuzues të vetvetes, se akuza nuk po i drejtohej gruas si rast i veçantë, por njeriut dhe njerëzores si dukuri përgjithësuese dhe gjithëpërfshirëse. Çka në rastin e farisenjve tanë modernë, ende s‘po ndodh (dhe këtu "hypo-krisis" shënjon "nën-arsyen", "nën-gjykimin", në të cilin kanë rënë si brenda një çarku).
Dikush mund t‘i keqkuptojë këto gjykime, duke menduar se po i dal në krah "skandal-krijuesit"; porse, njëlloj si në rastin e episodit ungjillor, ku Krishti as gjykon, dhe as mban anën e gruas skandal-krijuese, synimi im është që t‘i mëshoj fort idesë dhe nevojës për të mos u marrë fort me mëkatarin, që ndryshon dhe mbetet një shfaqje apo rast i veçantë, por me vetë mëkatin si dukuri dhe thelb përgjithësues; jo me shfaqjen e simptomave patologjike të një sëmundjeje, porse me vetë sëmundjen, burimin dhe rrënjën e këtyre simptomave. Në të kundërt, të jemi të sigurt se çdo reagim prej farisenjsh do të bëhet herët a vonë objekt i një analize psikologjike, ku reagimi i akuzuesve do të shfaqet më së tepërmi fryt ndrydhjesh, syresh që ndërlidhen jo pak me atë që në artin e komedisë e njohim si "heroizëm i përmbysur", duke u lënë kësisoj mundësinë të tjerëve që të pohojnë së bashku me Platonin dhe me Freud-in se ky lloj reagimi është më së tepërmi fryt dhe shprehje e pamundësisë sesa e mosdëshirimit; se mëtimi për ta hiperbolizuar shfaqjen e skandalit lidhet me kahjen për ta bërë atë sa më të pamundur, jo sa më të padëshiruar; se "ulërimat" dhe "zbavitjet" mëtojnë të fshehin "krisjen" e brendshme, e cila qëndron në përpjesëtim të drejtë me praninë e prirjes për të bërë vetë skandal, arsye për të cilën e paraqesim si një "heroizëm të përmbysur", ku të "qeshurat" fshehin në vetvete një tragjizëm të mbramë, çka e ka shfrytëzuar me efikasitet Cervantes-i dhe Pasolini. Porse kjo do të na shpërhapte drejt një çështjeje tjetër, drejt Mbiunit dhe tërë sa lidhet me të. Çka do të lypte një hapësirë tjetër. Pasi në këtë hapësirë s‘ka më vend, përpos se për të sjellë ndërmend fjalët fshikulluese të Krishtit, që vlejnë edhe për skandalozjemaninë e kohëve tona: "e pamundur që skandali të mos ekzistojë, por mjerë ata që e skandalizojnë dhe e skandalozin në mënyrë skandaloze vetë skandalin!" Vetëm për këtë, pasi, sa për njeriun Pango, s‘kemi përse ta vrasim mendjen, tashmë është një ingranazh i thyer nga Shpirti Absolut, siç do të jetë të nesërmen edhe vetë masmedia me humorin e saj të zi, ajo masmedia që sot ka pranuar që të luajë rolin e një mekanizmi të rëndësishëm në makinerinë që ky Shpirt Absolut ka vënë në lëvizje për të arritur vetërealizimin, siç do të jenë edhe njerëzit që zbaviten kafeneve duke treguar detaje nga shfaqja e skandalit të ofruar në ekran, siç do të jetë koha në të cilën jetojmë, mendësia dhe fryma e saj, e cila po i kushton më tepër vëmendje "mëkatit", "skandalit", pa e vrarë edhe aq fort mendjen për vetë fenomenin që përbën thelbin e së tërës dhe që s‘ka asesi lidhje me skandalin, aq më pak me një skandal seksi, porse me krizën e moralit në njëjës dhe abuzimin e rëndë të pushtetit dhe pushtetarëve që rëndon, ka kohë, mbi shpatullat e kërrusura të një shoqërie të brishtë. Porse, e thamë më lart, dhe po e përsërisim sërish fshikullimën ungjillore: "e pamundur që skandali të mos ekzistojë, por mjerë ata që e skandalizojnë dhe e skandalozin në mënyrë skandaloze vetë skandalin!"