Skaneri i ri, punoi vetem pak dite
Drejtues te spitalit te Korces kane ngritur shqetesimin e skanerit, i cili megjithese ka pese vite qe eshte vendosur ne spitalin e Korces, nuk ka punuar me teper se disa dite. Ministrja Godo u shpreh se ka marre angazhimin e firmes qe ka sjelle kete skaner per ta zevendesuar me nje tjeter. Me pas, ministrja eshte takuar me shefat e pavijoneve per t'u njohur me problematiken e ketij spitali, i cili pavaresisht se ka nje infrastrukture moderne, mungesa e medikamenteve, ka bere qe shume aparatura te mos vihen ne funksionim. Si hap i pare i rendesishem per autonomine e spitaleve do te jete decentralizimi i buxheteve nga Ministria ne drejtim te spitaleve rajonale, gje qe do te filloje ne ditet e para te vitit 2009.