Kamze, fillojne punimet per rrugen ne Lagjen Nr. 5
Nje rruge e re i eshte shtuar zones se Kamzes, pikerisht ne Lagjen Nr.5. Kryetari i bashkise Xhelal Mziu tha "se jemi mbledhur jo thjesht per te peruruar nje rruge, por per te promovuar hapjen e zhavorrimin e nje sere rrugeve te reja e ekzistuese, rruge te cilat jane arteriet e se nesermes se kesaj bashkie te re". Rruga ne Lagjen Nr. 5 Kamze, me nje gjatesi prej afro 1000 meter lineare e gjeresi nente meter, eshte parashikuar qe ne nje te ardhme te afert te jete e gatshme per t`u kompletuar me aksesoret e nevojshem, si trotuare e me te gjithe infrastrukturen e nevojshme nentokesore per te qene nje rruge me te gjithe parametrat ne sherbim te komunitetit. Ne kete rruge u realizua nje volum pune i madh duke prishur shume avlli e kopshte, mbi 30 mure dhe objekte te tjera, eshte shtruar me nje shtrese zhavorri mesatarisht prej 30 cm e ne vende te vecanta edhe me shume. Kjo shtrese do te sherbeje per krijimin e tabanit te rruges, si faze e pare, dhe per t`i hapur rrugen fazave te tjera si shtimi me stabilizant, shtresa me binder, skarifikim, sperkatja me bitum, dhe sigurisht e fundit tapeti i asfalto-betonit, i cili largoje njehere e pergjithmone balten nga kjo arterie e rendesishme ne sherbim te komunitetit te qytetit te Kamzes. Ky fillim punimesh i paraprin nje numri prej 18 rrugesh e me nje gjatesi totale mbi 13 mije meter lineare. Deri me tani jane hapur 6300 ml rruge me nje volum prej 8500 m3 shtrese zhavori. Per hapjen e ketyre rrugeve qe kapin nje siperfaqe prej mbi 50.400 m2, u prishen mbi 300 avlli e objekte te tjera te cilat konsumuan nje volum te konsiderueshem pune e kohe. Kryebashkiaku Mziu premtoi se se shpejti do te kete edhe te tjera perurime, perurime te cilat jane ne vazhden, tashme te pakthyeshme te ecjes vetem perpara.