Xhorxh Kluni rrëfen se nuk do të martohet më
Xhorxh Kluni nuk do të martohet më kurrë, pasi ai është një “burrë i keq”. Aktori, i cili nga viti 1989 deri në vitin 1993 ka qenë i martuar me aktoren Talia Balsam, thotë se nuk do të martohet më në të ardhmen.. “Unë punoj gjithmonë dhe kam interesime të shumta jashtë aktrimit. Po të isha e dashura ime, nuk do të lidhesha me mua për kohë të gjatë...”, ka thënë Kloni, i cili aktualisht është në lidhje me aktoren dhe prezantuesen italiane Elisabeta Kanalis, të cilës megjithatë i ka premtuar se do ta bëjë të lumtur me një fëmijë. Ka qenë pikërisht kërkesa e të dashurës së tij, që lidhja e tyre të përfundonte me martesë dhe një fëmijë. Kloni premton se do t’i plotësojë dëshirën për fëmijën brenda këtij viti, por jo për martesën. Lajmi bëhet i ditur nga tabloidi amerikan “The National Enquirer”, i cili u referohet disa miqve të aktorit, që mendohet të jenë shprehur se gjatë festave të fundvitit, Xhorxh, 48 vjeç i premtoi Elisabetës 31 vjeçe se së shpejti do t’ia plotësonte dëshirën. Ata në të njëjtën kohë po mendojnë të transferohen përfundimisht në Los Anxheles.
22 Janar 2010