Skela: “Dua të shënoj gola të tjerë në Bundesligë”

Fantazisti i Energi Kotbus, Ervin Skela, ishte krijuesi i një goli në fitoren historike kundër Bajernit të Munihut (2-0). "Do të shkoj në dyqanin e fansave të skuadrës dhe të coj bluzën time atje", - thotë me të qeshur Skela. "Ishte thjesht një shaka", - thotë ndërkombëtari shqiptar për median gjermane. "Ne duhet ta cojmw fitoren në vazhdimësi dhe duhet të jemi të përqendruar", - thotë 31-vjecari, i cili dje luajti kundër ish-skuadrës së tij, Eintrahtit të Frankfurtit.
Skela ka pasur shkëlqimin e tij në Gjermani pikërisht me këtë skuadër, për të cilën militoi midis viteve 2001 dhe 2004. "Unë dua të shënoj sa më shumë gola të tjerë në Bundesligë dhe shpresoj ta arrij këtë". Skela ka luajtur në Gjermani me fanellat e Eintrahtit të Frankfurtit, Arminia Bielefeld, Kaiserslauternit dhe tani me Energi Kotbus. Skela, i cili zotëron edhe pasaportë italane, ka luajtur në Serinë A për pak muaj me Askolin.