E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela-Kapllani, dueli anullohet nga Energie Cottbus

Albania-Sport (AS)-Ervin Skela ka humbur ballafaqimin me Edmond Kapllani në sfidën miqësore midis Ernergie Cottbus-Karlsruhe, të parashikuar më 13 janar 2007. Energie do të marrë pjesë në Kupën e Antalias (Antalya-Cup 2007) dhe do të përballet me Dinamon e Minskut. Në katërshen e Kupës bëjnë pjesë edhe Fenerbahce Istanbul sio dhe ekipi holandez ADO Den Haag. Energie do të përballet me Dinamon fillimisht, dhe nëse arrin të fitojë, do të luajë në finalen e datës 14 janar, me fituesin e ciftit Fenerbahce Istanbul- ADO Den Haag. Më 16 janar ekipi i Skelës parashikohet të luajë kundër Caykur Rizespor (ende jo zyrtare), ndërkohë që testi i fundit është parashikuar më 20 janar (ende pa kundërshtar). Kthimi për në Gjermani është më datën 27 janar.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›