E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kicker: Kapllani, modeli që duhet ndjekur

Albania-Sport (AS) -Edmond Kapllani, sulmuesi shqiptar i Karlsruhes mbetet një pikë referimi për specialistët gjermanë të futbollit. Lojtari i Kombëtares shqiptare (dikur sulmues i Partizanit) është golashënuesi i dytë më i mirë i Bundesliga 2, me 9 gola, një më pak se shoku i tij i ekipit, Xhovani Federiko. 24-vjecari Kapllani (1.84 cm) ishte në fokusin e një specialeje të sitit prestigjioz gjerman kicker.de, i shkruar posacërisht për sulmuesit e Bundesliga 2. Ish-sulmuesi i Besës, brenda fazës së parë të këtij sezoni ka shënuar 9 gola në 15 takime (1200 minuta lojë), kur në 40 ndeshjet e aktivizuara në sezonet e kaluara kishte mundur të shënonte vetëm 7 gola më Karlsruhen. Rendimenti i lartë i ish-sulmuesit të NK Rijeka (Kroaci) është shumë i lartë, por ajo që është në fokusin e "Kicker" është efikasiteti i golave të shënuara prej tij që ka dhënë pikë të cmuara, por dhe mosha e re e tij. Karslruhe kryeson Bundesliga 2 me 39 pikë, kur në 17 ndeshje ka mundur të shënojë 41 gola. Karlsruhe pas anulimit të takimit me Energie Cottbus do të përballet në nëj miqësore me Spartakun e Moskës në Belek të Turqisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›