E Diel, 1 Nëntor 2026

Skenderbeu-Partizani 1-2: Dhembi vret Skënderbeun dhe Korçën

Një gol nga fantazisti Paulin Dhëmbi dhe një i dytë nga mesfushori i avancuar Elis Bakaj përmbysën jo vetëm avantazhin befasues të Skënderbeut, por i siguruan tri pikë të rëndësishme Partizanit në transfertën e Korcësn në fitoren 2-1.
Skënderbeu i Renato Rapos me një kontigjent tërëisht të ndryshurar lojtarësh befasoi Partizanin kur Ndricim Shtupina i ardhur nga ADA e Velipojës gjatë merkatos dimërore shënoi në minutën e 16-të golin për korcarët, pavarisisht se ishte mesfushori i Partizanit, Gjergji Muzaka, ai që mund të kishte realizuar në minutën e 4-t.
Trajneri Hasan Lika kërkoi më shumë agresivitet nga lojtarët e tij dhe gjatë aksioni ishte korcari Paulin Dhëmbi, i cili në minutën e 26-të vendosi ekulibrat në fushë me golin e tij. Një gol kundër ish-skuadrës së tij ku u formua si futbollist. Për 27-vjecarin Dhembin ky ishte goli i dytë në kampionat pas atij të shënuar kundër Besëlidhjes në fitoren 4-0.
Të kuqtë rigjetën entuziazmin dhe për të siguruar fitoren mendoi 21-vjecari Elis Bakaj që realizoi golin e fitores në minutën e 52-të. Për lojtarin e kombëtares shqiptare ky ishte edhe goli i tij i shtatë sezonal duke u barazuar me Gjergji Muzakën. Bakaj shënoi golin e katërt në ndeshjen e parë parë të fituar 4-0 të Partizanit ndaj Skënderbeut në fazën e parë.
Për Partizanin kjo ishte fitorja e 9-të sezonale, ndërkohë që Skënderbeu pësoi humbjen e 14-të në 18-javë. Në 97 ndeshje midis dy ekipeve Partizani ka fituar 56 takime, Skënderbeu 17 dhe 24 takime janë mbyllyr në barazim.
Në javën e ardhshme Partizani pret në Tiranë Besën, që humbi me Dinamon, ndërsa Skënderbeu do të udhëtojë drejt Peqinit, për të përballur me Shkumbinin që barazoi në Vlorë me Flamurtarin (0-0).

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›