Kastrioti-Vllaznia 3-1: Rizvanolli ndëshkuesi i madh

Një humbje surprizë. Kështu mund të konsiderohet në pamje të parë shkatërrimi i Vllaznisë përballë Kastriotit me rezultatin 3-1 (në fushën asnjanjës të Shijakut). Skuadra krutane gjatë muajit të fundit kaloi një periudhë të vështirë financiare dhe largimesh, por një teknik me vlerat si të Vasil Bicit diti të organizojë skuadrën për ta cuar te fitorja e shtatë sezonale dhe në kuotëne 23 pikëve.
Sulmuesi i rikthyer Oriand Abazaj shënoi në limitin e 60 sekondave të para duke dhuruar emocione në një fushë të ftohtë si ajo e "Tofik Jasharit" në Shijak. Është shumë intrigues ky gol, pasi ish-sulmuesi i Tiranës nuk shënoi me bardheblutë asnjë gol gjatë 17-javëve të para.
Vllaznia reagoi dhe në minutën e 51-të formacioni i Mirel Josës fitoi një 11-metërsh të akorduar nga gjyqtari Bardhyl Pashaj. Vioresin Sinani, golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar (23 gola), realizoi nga pika e bardhë duke vendosur përkoësisht ekuilbrat në fushë. Për Sinanin ky ishte dhe goli i 13-të sezonal duke barazuar edhe kroatin e Dinamos, kroatin Pero Pejic.
Për skuadrën e presidentit Zhilli mendon sulmuesi Erion Rizvanolli. Ish-lojtari i tre skuadrave kryeqytetasa shënoi dy gola në këtë takim, fillimisht në minutën e 57-të dhe më pas në të 85-të.
Skuadra e Mirel Josës humbi plotësisht kontrollin e lojës dhe mesa duket blerjet dimërore ende nuk dhanë efektin e tyre.
Dy blerjet e fundit të Kastriotit, Sokol Bulku dhe Eriol Merxha i dhanë një ritëm të lartë lojës së krutanëve, që tashmë lanë pas edhe Flamurtarin në rënditje (të dy nga 23 pikë) falë golaverazhit.
Kjo ishte fitorja e 2-të historike e Kastriotit ndaj Vllaznisë në 13 takimet e zhvilluara midis tyre (7 fitore Vllaznia, 4 barazime). Në javën e 19-të Vllaznia pret Teutën, ndërsa Kastrioti pret Tiranën.