E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skela, edhe Soneti e le ne tribune

Ka perfunduar edhe java e 12 te e Serise A italiane, ku Askoli i Ervin Skeles ka arritur te marre nje pike shume te rendesishme, ne "shtepi", teksa ka barazuar 1 1 me Fiorentinen. Megjithate, per "fantazistin" shqiptar ka mjaftuar tribuna e stadiumit "Del Duca" per te pare kete perballje, te cilen skuadra e Sonetit e ka kaluar me sukses. Pra, edhe pse deri pak minuta perpara ndeshjes ai ka qene i grumbulluar, me pas Skela eshte derguar ne tribune, duke mos qene prezent as ne stolin e skuadres. Nje fitore, akoma edhe me te rendesishme ka arritur dje, Lacio e Igli Tares, duke mundur 4 1, ne transferte, Mesinen. Kapiteni i kombetares shqiptare eshte aktivizuar ne minuten e 89 te, duke luajtur, perfshire edhe kohen shtese. Nderkohe, nje humbje 0-3 ka pesuar Siena e Erjon Bogdanit, ne "Friuli", nga Udineze. Sulmuesi shqiptar i bardhezinjve ka luajtur per 45 minutat e pjeses se dyte, por nuk i eshte afruar dot golit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›