E Shtunë, 31 Tetor 2026

Edmond Kapllani: Arome Bundeslige

"Kam shenuar shtate gola ne keto jave dhe mendoj se ky eshte maksimumi per nje futbollist. Tani kemi nje ndeshje shume te forte ndaj rivales kryesore, Hansa Rostok, e cila mezi po pritet nga te gjithe"
Ka shenuar plot shtate gola, ne dhjete ndeshjet ku ka luajtur ne Bundesligen e dyte gjermane dhe aktualisht ndodhet ne vendin e dyte ne renditjen e golashenuesve. Sulmuesi i Karlsruhes, Edmond Kapllanin, eshte pa dyshim lojtari me ne forme nder futbollistet kuqezinj qe luajne ne kampionatet europiane. Skuadra e tij ndodhet ne vendin e pare, me 28 pike, po aq sa dhe rivalja kryesore, Hansa Rostok. Dy skuadrat e kreut do te ndeshen sot ne mbremje, ne nje takim qe mund te thote shume per promovimin ne eliten e futbollit gjerman.
Shtate gola te shenuar, 10 ndeshje si titullar dhe 750 minuta loje. C'mund te kerkoje me teper nje sulmues ne 11 jave kampionat?
Mendoj se kam bere maksimumin e mundshem dhe nese do te kthehesha prapa ne kohe, ndoshta do beja me shume gabime sesa me teper gola. Po kaloj nje moment shume te mire dhe kete ia dedikoj, ne radhe te pare familjes dhe shoqerise time, te cilet, edhe pse ne Shqiperi, perseri me qendrojne prane, duke me dhene kurajo te vazhdueshme. Sigurisht, nuk dua te harroj as trajnerin Beker, por edhe shoket e skuadres, ne vecanti Federikon, pasi kur luaj me te gjithcka behet me e thjeshte dhe e arritshme per mua dhe skuadren.
Nderkohe, nje ecuri po aq pozitive ka bere edhe Karlsruhe, e cila ndodhet ne vend te pare te klasifikimit, me 28 pike, dhe nuk ka asnje humbje. Cila eshte "formula" e ketij suksesi?
Nuk ka asnje "formule". Ne stervitemi dhe vleresojme te gjitha ndeshjet, si ato jashte, ashtu edhe ato brenda. Deri tani kemi zhvilluar ndeshje shume te mira dhe jemi shperblyer, por sigurisht, ne disa raste kemi patur edhe fatin nga ana jone. Jemi nje grup cilesor, mendoj une, me shume djem te rinj, te cilet jo vetem kane deshire te luajne, por edhe shume per te dhene. Pra, ndodhemi ne vend te pare me merite, sepse aktualisht jemi skuadra me ne forme e Bundesliges 2.
Kjo do te thote se tashme ndiheni te gatshem per te perballuar ligen e pare?
Nese deri dje do te thosha se nuk jemi gati, sepse te tilla kane qene pozitat, kete here do te them me plot bindjen te kunderten. Po, mendoj se ka ardhur momenti dhe ne mezi po e presim ate dite.
Sot eshte superndeshja, do te prisni ne "Wildparkstadion" Hansa Rostok, rivalin tuaj direkt, qe ndodhet ne vend te dyte, me pike te barabarta me ju. Si paraqitet atmosfera ne Karlsruhe?
Shume pozitive. Tifozeria ndodhet shume me prane nesh se asnjehere tjeter. Edhe ata mezi presin kete hap historik dhe nuk po u besohet qe ndodhemi prej dhjete javesh ne vend te pare te klasifikimit. Deri nje dite perpara ndeshjes jane plot 25 mije bileta te shitura per kete perballje dhe e gjithe vemendja e shtypit gjerman eshte fokusuar tek kjo perballje, Karlsruhe Hansa. Kjo, pasi me shume sesa nje ndeshje e liges se dyte, do te jete nje sfide me "aromen" e Bundesliges se pare.
Si e pret kete perballje skuadra juaj?
Si gjithe te tjerat. Do te luajme ne shtepi. Nuk duhet te gabojme dhe t'i japim kundershtarit mundesi te shenoje i pari. Por, nese ne e ndeshkojme te paret Hansen, atehere gjithcka do te jete me e lehte.
Do te shenoni?
Cila eshte puna ime ne fushe, nese nuk shenoj?
Intervistoi: Gjergj Cicani

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›