Ne krize me vetveten
Kujt i vlen dhe kujt i shërben gjithë ky kaos paraelektoral që po zgjat në vend?
Kjo dilemë haset te secili qytetar, që sot nuk përjeton më politikën, por brengosjen se vendi po bëhet çdo ditë e më i pambrojtur prej rreziqeve, prej sfidave që ofron kriza globale, prej pamjaftueshmërisë qeverisëse, prej stanjacionit në projektin e vjetër të tranzicionit.
Shumica e qytetarëve të vendit nuk lexojnë gazetë dhe me neveritje u largohen ekraneve të uzurpuara. Matanë kësaj infrastrukture të përdhosur shqiptare, po merr vrull ngritja e një infrastrukture tjetër virtuale. Forumet dhe blog-et e reja virtuale, të çelura prej të rinjsh pasionantë, të kulturuar dhe mirarsimuar, janë dritarja e re që ofron informacion shumë herë më të kualifikuar sesa ai i traditës gati dydekadëshe, të shtypit postkomunist shqiptar. Sikundër ky kontribut po pasohet më tej, me daljen në kohë të kufizuar televizive, të disa prej diplomantëve të rikthyer në atdhe pas përfundimit të studimeve në universitete prestigjioze të Perëndimit dhe Evropës. Kontrasti mes atij shtypi on line - që po lulëzon dhe këtyre të rinjve që mezi po depërtojnë në ekranet tona, si dhe shtypit të keqpërdorur dhe ekraneve të "hipotekuara" prej fytyrash të njëjta, janë elementi më pozitiv dhe më shpresëdhënës në këtë tablo plurale të shoqërisë sonë.
Natyrisht, hapësira virtuale dhe mundësitë e përfshirjes në të, janë të lira, por fatkeqësisht ky akses nuk i mundësohet shumicës së qytetarëve të vendit.
Për këtë shkak, liria mbetet, ndër të tjera, e penguar prej infrastrukturës së vjetër.
Në këtë kokolepsje rrethanash dhe mundësish, elita politike e vendit vazhdon të përfitojë për llogari të vetes dhe jo për leverdi të shoqërisë dhe vendit. Kjo elitë e sotme vijon të mbetet zotëruese, administratore e fateve të vendit, por fatkeqësisht edhe përdoruese e pashpirt e vonesave të tij.
Ajo që po ngjet sot në skenën politike është premisa klasike e një krize radhe në derë. Duhen ndoshta dhe tetë muaj që të mbahen zgjedhjet e reja në vend. Kjo kohë është tepër e shkurtër, nëse bën bilancin e detyrave të pakryera përgatitore për procesin elektoral të kërkuar dhe dëshiruar.
Klasa politike e vendit, si përgjatë gjithë cikleve zgjedhore, edhe kësaj here, "korridor hyrës" në procesin elektoral po bën një krizë mosmarrëveshjesh dhe pazaresh. "Gozhda e vjetër" e krizës së re është Kodi Elektoral dhe formula e përfaqësimit të partive në komisionet zgjedhore. E thënë troç, partitë e vogla kanë frikë nga monopoli i dy të mëdhave dhe dy të mëdhatë, kanë drojë nga "kryeneçësitë" e partive të vogla. Asnjëri prej protagonistëve politikë nuk ka besim te tjetri. Madje besueshmëria ka humbur më shumë brenda llojit, domethënë mes të majtit Ilir Meta dhe kryesuesit të së majtës historike, Edi Rama, apo mes kryesuesit të së djathtës në qeverisje, Sali Berisha dhe të djathtit Spartak Ngjela, apo mes demokristianëve. Konflikti ka nisur, si edhe gjatë herëve të mëparshme, jo duke kaluar përmes një debati diskutues në tryezë institucionale, por duke pasur si devizë dyshimin dhe inatin reciprok. Kjo sjellje politike është presuar më tepër prej kapriçios dhe kalimit në akte të skajshme.
Dhjetë deputetë, shumica të majtë, janë ngujuar prej pesë ditësh në parlament në grevë urie, duke paralajmëruar dy partitë e mëdha se janë të vendosur deri në sakrificë flijuese. Akti i tyre gjatë orëve të fundit po e shton tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik. Dhe kjo ngjet jo se ka shkaktuar dhe shkakton sensibilitet uria e Ilir Metës apo shokëve të tij parlamentarë, por se ky akt dëshmon hapur, se deri ku shkon kriza e vetes te kjo elitë politike dhe te kjo klasë që, me një ndërgjegje të vjetër inatesh të reja, kërkon riciklime pozitash udhëheqëse mes së majtës së ndarë.
Debati për përcaktimin e së drejtës që kërkohet nga njëra palë e majtë, në raport me grevën e sapo nisur për këtë qëllim, ende nuk ka shkëndijuar brenda PS-së. Natyrisht këtë gjë më shumë e dëshiron aktualisht Ilir Meta. Por kostoja e këtij debati dhe veçanërisht efekti i mundshëm i përkeqësimit të gjendjes fizike të deputetëve grevistë, pretendohet të jetë rezultat ndihmues si për Metën, e pse jo po ashtu edhe për Kryeministrin Berisha. Ecja nëpër këtë pistë mund ta dëmtojë PS-në në kontekstin elektoral, por edhe në raportet e brendshme të saj. Dalja e Arben Malajt në një prononcim ku i referohej utilitaritetit si moral i politikës, prej shumëkujt, mund të lexohet si një mendim i rebeluar nga urdhri partiak. Natyrisht në precipitim të mëtejshëm të kësaj situate, sipas historisë së njohur të sjelljes socialiste, mund të ndodhë që emra të tjerë socialistësh të reagojnë pozitivisht ndaj grevës. Ilir Meta mezi e pret diçka të tillë, sepse në mënyrë logjike, ai dëshiron rezultatin politik të sakrificës së tij dhe të deputetëve të bindur.
Kjo rrethanë, drejtpërsëdrejti është një presion mbi Edi Ramën. Kundërshtari politik i tij Berisha, i etiketuar si partner për të njëjtën llogari politiko-elektorale me Edi Ramën, s‘bën zë dhe lutet për zgjatje të mëtejshme të kësaj krize të së majtës. Politikani Berisha po e pjek kësaj here, "bukën e vet në saç të tjetrit". Ky zjarr i ndezur përmes konfliktit të gjatë të të majtëve, atë e ngroh në kohë të keqe. Dhe zjarri në kohë të keqe, kur dhurohet, çmohet më tepër se kurrë.
Zjarri përcëllues i të majtëve, vazhdon ta ngrohë Sali Berishën në këto ditë paraelektorale. Kjo nuk është kohë e humbur, por kohë e fituar për të. Kjo i ndodh pikërisht, atëherë kur mendonte se po futej në betejën elektorale me kaq bomba skandalesh në duar. Politikani Berisha ka "lindur me këmishë" në këtë vend ku "politika e re" toleron ndarje të vjetra. Kjo do të thotë se kriza në PS, është një krizë që s‘tejkalohet. Nuk tejkalohet sepse ajo krizë nuk ka lidhje vetëm me formën dhe arkitekturën politike të partisë, por me shembjen e kodit të besueshmërisë dhe të respektimit të meritokracisë. Edi Rama është në krizë të vetes dhe më shumë se imazhi për projektin e ri ndryshues të forcës politike e mundon ideja se si të ekskludojë veprimtarë politikë që s‘mendojnë si ai.
Me këtë krizë veteje, prej kaq vitesh, po jeton pjesa më e mirë e elitës udhëheqëse të vendit. Koha dhe mosha, duket se favorizojnë vetëm Berishën në raport me autokrizën, të cilën ai e mbart si normalitet.
Ndërsa dy politikanëve të së majtës, më të rinj në moshë, Ramës dhe Metës, kjo krizë veteje do t‘ju kushtojë më tepër shembje të besimit qytetar ndaj tyre.
Zgjedhjet e ardhshme janë vetëm një provë si gur kilometrik për kohëkrizën e tyre.