7 vjet në Afganistan
Ne filluam para shtatë viteve një rrugëtim në Afganistan, me luftën që ua hoqi fuqinë talebanëve. Ka pasur plot të arritura gjatë kësaj rruge, për Afganistanin dhe për botën. Në më pak se 45 ditë në vitin 2001, ne, afganët u liruam nga mizoria e terrorizmit dhe talebanëve. Në atë kohë, populli i Afganistanit mbante shpresa të mëdha për një të ardhme të menjëhershme e të mrekullueshme. Disa nga këto shpresa u përmbushën. Fëmijët tanë janë kthyer në shkollë. Afro 85% e afganëve tani kanë të drejta në përkujdesje shëndetësore, një rritje prej 9% që nga viti 2001. Vdekshmëria e fëmijëve, që ishte në mesin e më të këqijave në botë në vitin 2001, ka rënë me 25%. Demokracia, shtypi i lirë, fitimet ekonomike dhe jetesa më e mirë, të gjitha këto po ndodhin në Afganistan. Por mjerisht, ne ende po luftojmë talebanët dhe Al-Kaedën.
Por çfarë nuk kemi bërë si duhet, që po na bën ne dhe tërë botën më pak të sigurt? Pas çlirimit në vitin 2001, komuniteti ndërkombëtar u përqendrua vetëm në Afganistan, si vendin ku duhet të luftohet ekstremizmi dhe terrorizmi, ndërsa ne, afganët, argumentonim se shteti ynë nuk është vendi i duhur për të luftuar. Lufta mbi terrorin nuk mund të bëhet nëpër fshatrat afgane. Në vend të kësaj është nevoja për një qasje rajonale. Duhet të përqendrohet në vendstrehimet e atyre që trajnojnë, pajisin dhe motivojnë ekstremistët dhe i dërgojnë ata të na lëndojnë të gjithë neve. Por ne nuk na dëgjuan, dhe pavarësisht nëse kjo ishte mungesë e njohurisë apo mungesë e vullnetit, ngjarjet kanë dëshmuar se kemi të drejtë.
Fatkeqësisht, gjatë dy viteve të kaluara, Pakistani është prekur po aq, ose ndoshta edhe më keq se Afganistani. Pothuajse i tërë rripi fisnor përgjatë kufirit Pakistan-Afganistan është duke vuajtur. Njësoj si shkollat që u dogjën në Afganistan që nga viti 2004 e më tej, gjatë vitit të kaluar, shkollat në Pakistan, posaçërisht ato për vajza, janë bërë shkrumb e hi, duke lënë 80000 fëmijë pa shkolla. Urat janë shembur, ushtarë dhe policë janë vrarë; bombat kanë shpërthyer nga Karaçi në Lahore e në Islamabad. Dhuna është shpërndarë në Indi gjithashtu, me bombardime në Gujarat, Bangalore dhe Delhi. Ndaj, problemi është rajonal dhe ka të bëjë me përkrahjen institucionale ndaj ekstremizmit, gjë që nxit terrorizmin. Nëse nuk i adresojmë kolektivisht rrënjët e problemit, duke i dhënë fund kësaj përkrahjeje, ashtu si përkrahjes financiare të radikalizmit në të gjitha format, ne nuk do ta mundim dot terrorizmin.
Kjo nuk është kuptuar si duhet në Perëndim, që ka luftuar simptomat e terrorizmit, po ka dështuar të sulmojë shkaqet e saja themelore. Fatmirësisht, sot shoh shenja të njohjes së kësaj gjendjeje. Dhe ndryshimi demokratik në Pakistan është lajm i mirë për afganët, popullin e Pakistanit, dhe, më tej për shumë të tjerë përreth botës. Presidenti i ri i Pakistanit, Asif Ali Zardari, ka vuajtur prej terrorizmit ashtu si kemi vuajtur edhe ne. Gruaja e tij, Benazir Butto u vra nga terroristët. Unë vizitova Pakistanin për inaugurimin e Presidentit Zardari, dhe për herë të parë pashë një rreze të vogël shprese. Nëse të gjithë ne mund të punojmë së bashku - Afganistani, Pakistani, India, SHBA dhe të gjithë aleatët tanë - shoh një mundësi të kapërcimit të ditëve, kur qeveria mendon se ka nevojë për ekstremizmin si instrument të politikave. Kur të gjitha qeveritë në rajon refuzojnë ekstremizmin, nuk do të ketë më vend për ekstremistët dhe terrorizmi do të vyshket. Por kjo gjithashtu kërkon që të ndihmohen njerëzit, të cilët, prej dëshpërimit, kanë rënë viktimë e forcave ekstremiste.
Vitin e kaluar, unë e fala një djalosh 14-vjeçar nga rajoni fisnor i Pakistanit, Uaziristani, i cili kishte ardhur në Afganistan që të hidhte në erë vetveten në një bombardim kamikaz. Vetëm mungesa e skajshme e shpresës mund të bëjë një njeri kaq të ri që të drejtohet te një veprim i tillë. Ne duhet t‘i shpëtojmë këta njerëz duke u dhënë një të ardhme më të mirë, gjë që mund ta sjellë vetëm edukimi dhe mundësitë e reja. Dëshpërimi dhe varfëria janë aleatët e përdorur nga forcat e liga, në mënyrë që të rrisin kuadrot e tyre terroriste. Por ky mjedis nuk do të ndryshojë, nëse mungon vullneti politik dhe nëse nuk ka veprim nga SHBA dhe qeveritë e rajonit, që të mundësojnë krijimin e vendeve të punës nga ekonomia jonë, punë që japin shpresë. Për më shumë, në mënyrë që t‘ua mohojmë terroristëve përkrahjen institucionale, ne duhet të sjellim fuqi institucionale në Afganistan. Ne duhet t‘u mundësojmë afganëve të kujdesen për veten dhe të mbrojnë shtetin e tyre, të kenë një të ardhme, të kenë shpresa për rritjen e fëmijëve të tyre. Tani vonë, fola me një burrë afgan që është shumë i afërt me mua. Ai ka një djalë, i cili punon në Ministrinë e Jashtme afgane. Ky njeri i ri kishte lindur në SHBA, por u kthye në Afganistan para katër viteve. Babai më pyeti: A mendon se duhet ta kthejë tim bir në SHBA? Unë thashë: Pse? Lëre të jetojë këtu, le të punojë këtu, le të jetë një afgan". Ai tha: Po, por a do të ketë ai të ardhme këtu? Një e ardhme e suksesshme do të thotë siguri dhe bukë. Ne kemi filluar të sjellim shpresë, duke i edukuar afganët e rinj, por ne ende nuk kemi pasur sukses t‘ua sjellim një jetë të sigurt, të lirë nga rreziqet e bombave dhe bombardimeve ajrore. Dhe nëse këto dy kushte përmbushen, heqja e përkrahjes politike për radikalizëm dhe ndihma për të dëshpëruarit, ne do të kemi një jetë më të sigurt, jo vetëm në Afganistan, por edhe në Pakistan, Indi dhe në tërë botën.