Katanec zbulon Maqedoninë e 7 shkurtit

Albania Sport - Trajneri i Maqedonisë, slloveni Srecko Katanec, ka publikuar listën e lojtarëve të cilëve ai do t'u besojë për ndeshjen miqësore që skuadra e tij do të zhvillojë kundër Shqiperinë, më 7 shkurt 2007, në stadiumin "Loro Borici" të qytetit të Shkodrës. Vlen të përmendet fakti se vetëm katër nga 17 lojtarët që ai ka grumbulluar për miqësoren e fillimishkurtit kundër kuqezinjve, luajnë në kampionatin maqedonas, ndërsa të gjithë të tjerët, militojnë në kampionatet e ndryshme të Evropës, kryesisht në Bundesligën Gjermane dhe atë austriake.
Lojtarët e grumbulluar janë si vijon:
Portierë: Jane Nikolovski (Slaven Koprivnica), Tome Pacovski (Rabotnicki Skopje).
Mbrojtës: Goce Sedloski (Mattersburg), Igor Mitreski (Energie Cottbus), Nikolce Noveski (Mainz), Aleksandar Vasoski (Eintracht Frankfurt), Vlade Lazarevski (Groclin Grodzisk).
Mesfushorë: Igor Jancevski (Enozis Neon), Velice Simolikoski (Bursaspor), Vlatko Grozdanovski (Omonia), Darko Tasevski (Metalurg Zaporozhya), Aleksandar Mitreski (Cologne), Artim Polozani (Makedonija GP).
Sulmues: Goran Pandev (Lazio), Goran Maznov (Lokeren), Ilco Naumovski (Mattersburg), Stevica Ristic (Sileks Kratovo).
Trajner: Srecko Katanec