Nistelroi: “Nuk luaj më nën urdhrat e Van Bastenit”

Gert Serani
Albania Sport (AS) - Sulmuesi i Realit të Madridit, Rud van Nistelroi ka vendosur të mos kthehet në kombëtaren e Hollandës derisa ajo të drejtohet nga trajneri, Marko Van Basten. Nistelroi, i cili regjistroi 54 ndeshje me "portokallinjtë" nuk është grumbulluar më në kombëtare që nga "Botërori 2006", ku shënoi vetëm një gol. Pas humbjes me Portugalinë, sulmuesi e akuzoi trajnerin se i përzgjidhte lojtarët sipas preferencave të tij. "Është zhgënyese. Unë gjithmonë kam dashur të luaja për Hollandën me kënaqësinë më të madhe dhe do të më pëlqente ta bëja këtë edhe në ardhmen", deklaroi madrileni. Ndërkohë shembullin e tij e ndoqi edhe mesfushori i bavarezëve, Mark Van Bomel, i cili refuzoi prej shumë muajsh që të luajë me përfaqësuesen për arsye të marrëdhënieve jo të mira me Marko Van Basten. Por i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i teknikut Van Basten. "Unë së bashku me zëvendësin tim, John van't Schip patëm një bisedë normale të premten në Madrid me Nistelroin ku u fol më shumë për situatën e fundit. Gjithashtu i thamë se pozicioni i tij në sulm nuk është ai i njëjti i disa viteve më parë. Në 2006-ën më pëlqyen kandidatë të tjerë në repartin e sulmit. Dhe është pikërisht kjo arsyeja që ai duhet të konkurojë për fanellën e kombëtares. Pranoj se unë nuk i garantoj një vend të sigurt në skuadër", nënvizoi Marko Van Basten.