Fatmir Vata: “3:0? Ishte një ditë e shenjtë”

"Sulmuesi i Tus Koblenz, 36-vjecari Fatmir Vata e ka në kokë fitoren 3-0 kundër Furth", - shkruan bild.de. "Por, është e qartë që as furthersat nuk e harrojnë". Tifozët ishin të kënaqur. Trajneri ishte i kënaqur. Dhe lojtarët, gjithashtu. Ishte java e 7-të e Bundesliga 2. Për më tepër që Fatmir Vata realizoi një magji. Ai shënoi me një goditje të lirë ëndrrash, atë 1-0, njëherësh edhe golin e vetëm të tij. "Ajo ishte edhe ndeshja jonë më e mirë. Ishte një ditë e shenjtë", - kujton shqiptari.
Koblenz do të luajë sërish të dielën. "Furth zien nga inati, ata duan të na mundin dhe të na tregojnë sa vlejnë". A ka pak frikë Vata? "Jo, në të kundërt. Ne dëshirojmë që të dielën të marrim të paktën një pikë".