E Diel, 1 Nëntor 2026

Skela prish kontratën me Energji Kotbus

 

Ervin Skela nuk është më një futbollist i Energji Kotbus. Prej ditës së djeshme futbollisti ka prishur zyrtarisht kontratën me gjermanët lindorë për shkak të rënies së këtij klubi nga kategoria. Megjithëse Skela pati rinovuar kontratën për deri në vitin 2012 si klauzolë kishte lënë largimin nga skuadra nëse Kotbus binte në Bundesliga 2. lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i shtypit të këtij klubi, Roni Gersh. Sipas tij drejtuesit dëshironin që ai të qëndronte deri në fund të kontratës por futbollisti refuzoi ofertën e bërë me një reduktim të ndjeshëm të rrogës të bërë tashmë nga klubi. Skela aktualisht kërkohet nga disa skuadra ku më të interesuarat janë dy turket, Trabzonspor dhe Bursaspor si dhe italianët e Kaljarit. Në garë për shërbimet e tij janë edhe gjermanët e TuS Koblenz, skuadër kjo që militon në Bundesliga 2. trajneri i kësaj skuadre Uve Rapolder ka theksuar dëshirën e tij për të pasur fantazistin kuqezi. Madje ai ka kërkuar edhe një sforco financiare nga drejtuesit e klubit për të marrë Skelën në skuadër.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›