Vata fut në ankth shkodranët
Drejtuesit e klubit kuqeblu vazhdojnë të jenë në pritje të ardhjes së ish-sulmuesit të TuS Koblenz, Fatmir Vata. Deri tani, ashtu siç u fol, lojtari nuk është bashkuar me ekipin kuqeblu. Vata ka shprehur vetë dëshirën e tij për të qenë pjesë e Vllaznisë pas propozimit të bërë nga numri një i presidencës shkodrane, Valter Fushaj. Por ndryshe nga çfarë u fol, lojtari ende nuk i është bashkuar grupit. Një afrim i tillë në një situatë të tillë, ku kuqebluve i mungon një lojtar që të jetë në ndihmë të sulmit përkrah Sinanit, do ta bënte më efektive lojën e këtij reparti. Megjithatë, deri tani nuk ka asnjë zë që mund të thotë ditën kur do të jetë në Shkodër lojtari. Kjo vonesë mund të bëjë që edhe për këtë takim, Vata të mos jetë i mundur për t’u aktivizuar me ekipin kuqeblu.