Skela shkruan rekordin e ri të Kotbusit
Ervin Skela është njeriu i momentit në Gjermani, pasi falë golave të tij ka arritur të largojë Energi Kotbusin nga zona e ftohtë e klasifikimit në Bundesligë. Mesfushori shqiptar ka shënuar katër gola në tri ndeshjet e fundit, duke marrë po aq fitore që e kanë larguar këtë skuadër nga fundi i tabelës së klasifikimit, ndonëse të gjithë e parashikonin Kotbusin si të rënë në Bundesligën 2. Përveç statistikës personale, Skela ka shënuar edhe një rekord për ekipin e tij, që për herë të parë në histori ka marrë tri fitore radhazi në elitën e futbollit gjerman, një arritje shumë e madhe, po të merret parasysh edhe fakti se është një ekip që lufton për mbijetesën.
Mediat gjermane kanë lavdëruar përsëri Skelën për qetësinë e tij para portës në gjuajtjet e 11-metërshave, duke i vënë tashmë edhe nofkën "fabrika e golave", pasi i vetëm ka siguruar 9 pikë radhazi për ekipin. Rekordi i ri i Kotbusit ka kënaqur të gjithë, me përjashtim të trajnerit Bojan Prasnikar, i cili ka insistuar që ekipi të zhvillojë stërvitje edhe të dielën. "Nuk kemi fituar ende asgjë. Të gjithë mund të përmirësohen më shumë", u është përgjigjur ai pyetjeve të gazetarëve për paraqitjen e Ervin Skelës në këto javë, duke lënë të kuptohet se pret më shumë nga fantazisti shqiptar. Edhe Skela e ka cilësuar këtë si një hap të rëndësishëm në luftën për mbijetesë, ndonëse skuadra është aktualisht jashtë zonës së ftohtë të rënies në Bundesligën 2. "Ky ishte vetëm një hap i vogël për ne", theksoi lojtari, i cili gjatë këtyre ditëve ka marrë përgëzime nga të gjithë shokët e skuadrës dhe drejtuesit e klubit që ka marrë katër fitore në 5 ndeshjet e fundit. "Është e pabesueshme. Nuk do ta besonim po të na e kishin thënë më parë. Vetëm nëse rivalët tanë bëjnë të njëjtën gjë, atëherë rrezikojmë rënien nga kategoria", u shpreh menaxheri i skuadrës, Stefen Haider. Ndërkohë, Skela nuk ka harruar të falënderojë pikërisht ekipin që po i jep mundësi të tregojë formën e tij më të mirë, duke sakrifikuar shumë për të lënë fantazistin të tregojë lirisht aftësitë e tij. "U jam mirënjohës të gjithë shokëve të skuadrës, të cilët vrapojnë dhe luajnë në fazën mbrojtëse, në mënyrë që të më krijojnë hapësira për të shfrytëzuar aftësitë e mia", vijon Skela, i cili shihet nga të gjithë si lideri i këtij ekipi. Normalisht, mesfushori shqiptar është shpallur për të tretën herë radhazi si "Lojtari më i mirë i ndeshjes", ndaj nuk është çudi që në takimet e radhës të mbajë edhe shiritin e kapitenit, në shenjë respekti ndaj asaj që ka bërë për klubin dhe për faktin që ka shkruar një rekord të ri. Në të njëjtën kohë, drejtuesit e klubit u kanë bërë thirrje të gjithë futbollistëve të përqendrohen maksimalisht në ndeshjen e radhës ndaj Shalkes. Kotbusi shpreson te një tjetër mrekulli e Skelës dhe momentit të mirë që ai po kalon, për të shfrytëzuar fazën negative të kundërshtarëve të radhës, të cilët po kalojnë një krizë të thellë dhe kanë larguar edhe trajnerin pas humbjes 5-1 ndaj Verder Bremenit.