E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Në krizë të thellë janë shokët bllokmenë dhe jo ekonomia e tregut të lirë Zëdhënsja e Partisë Demokratike, Erla Mëhilli

Pas deklaratave të Partisë Socialiste lidhur me situatën ekonomike, reagoi Partia Demokratike, duke vlerësuar se “Edvin 2K dhe çeta e bllokmenëve të rinj njëlloj si etërit e tyre barbare, krizën e moralit prej bllokmenësh duan me çdo kusht dhe besojnë si sharlatan se do mund ta shendojnë në krizë të çdo qytetari shqiptarë”. Në një komunikim për media nga selia blu, zëdhënësja e PD, Erla Mëhilli, tha se Edvin Kristaq Kriza dhe çeta bllokmenëve të rinj, me urinë e etërve të tyre për pushtet, me mllefin e trashëguar klasor, pas ndëshkimit të merituar me votën e shqiptarëve përpiqen me çdo mjet, shërbehen me çdo tellall, të nxijnë arritjet e ndershme së pari të qytetarëve shqiptarë dhe të shoqërisë shqiptare si dhe të Qeverisë dhe shtetit në rrugën e zhvillimit dhe integrimit të vendit. “Këta shokë mjeranë nuk kuptojnë se në krizë të thellë dhe te pashpresë madje, janë ata dhe jo biznesi shqiptar që në katër muajt e parë të këtij viti regjistroi 7500 biznese të reja kundrejt 5300 që u regjistruan katër muajt e parë të vitit 2009. Në krizë të thellë dhe të pashërueshme jeni ju shokë bllokmenë dhe jo ekonomia e tregut të lirë që ju urreni”, u kundërpërgjigj Mëhilli. Sipas saj, kjo ekonomi regjistron në 5 muajt e parë të këtij viti një rritje të eksporteve “Made in Albania” nga 11 miliardë lekë që ishin në 5 muajt e parë në vitin 2009 në 30 miliardë lekë, pra shënon këtë vit rritjen më të madhe të eksportit në tërë historinë e vendit dhe rritjen më të madhe në Evropë. “Në krizë të rëndë jeni ju pinjoll të bllokut dhe jo financat e vendit që me 1 Korrik do të realizojnë rritjen më të madhe të rrogave dhe pensioneve në Shqipëri dhe Evropë”, u shpreh zëdhënësja e PD.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›