Partia Socialiste: Qeveria rrit huamarrjen e brendshme në 856% larg normalitetit Ervin Bushati

Partia Socialiste vlerësoi sot se thatësira financiare e detyron qeverinë të rrisë huamarrjen e brendshme në 856% larg normalitetit; kjo vetëm në 4 muajt e parë të 2010. Përmes një deklarate për shtyp, nënsekretari për Programin në selinë rozë, Ervin Bushtati, tha se ky borxh i frikshëm është shenjë e qartë e panikut financiar dhe qeverisës që ka kapur zotin Berisha. “Investimet private dhe kreditimi i biznesit bllokohen në këtë mënyrë nga qeveria që asfikson ekonominë në vend. Shteti është “Borxhliu i Sëmurë”, që po infekton dhe sektorin privat në një kthesë të rrezikshme të ekonomisë sonë”, deklaroi ai. Sipas tij, përplasja me Bankën Botërore, së fundmi si me çdo faktor tjetër ndërkombëtar, është një ogur i aspak i mirë për mënyrën se si po shkojnë financat publike dhe ekonomia shqiptare në këtë periudhë krize. Më tej, zyrtari socialist theksoi se etja e qeverisë për likuiditete është dëshpëruese, sidomos kur qeverisë i mungojnë nga arka e shtetit 10 miliardë që në 4-mujorin të 2010. “Mosprezenca e një programi me FMN, ashtu si dhe përkeqësimet fiskale të kohëve të fundit sipas konstatimeve të reja të Bankës Botërore; e kanë ka brejtur tërësisht besueshmërinë e politikës ekonomike të qeverisë Berisha, që së fundmi ka rënë pre e panikut financiar”, u shpreh Ervin Bushati.