Skema për zbulimin e bilanceve të dyfishta
14/08/2009 Ndëshkim kontabilistëve që manipulojnë të dhënat dhe firmae që fshehin të ardhurat
Bilancet dhe auditimi i tyre do të jenë objekt i shqyrtimit dhe nga ekspertët përkatës dhe jo vetëm prej organeve tatimore. Por këtë herë jo për të gjobitur firmën, por për të verifikuar se cilët nga kontabilistët e licencuar, apo të autorizuar. Tashmë për këtë arsye është marrë vendimin për ngritjen e bordit përkatës i cili për çdo situatë do të raportojë pranë ministrisë së Financave. Duket se është kjo e fundit që do të realizojë koordinimin e punës mes tatimeve dhe grupit të posaçëm. Kjo pasi në rast të vërtetimit të mbajtjes së dy bilanceve, real për privatin dhe të manipuluar për shtetin, tatimorët do të jenë ata që do të vendosin masën ndaj kompanisë, ndërsa bordi përkatës do të marrë masën për financierin, në këtë rast kontabilistin apo auditin e pasqyrave financiare. Sipas ligjeve në fuqi, kontabilistët rrezikojnë nga gjobë deri në pezullimin e licencës për disa vjet apo dhe ndjekjen penale.
Ankimimi
Sipas vendimit të miratuar dy ditë më parë prej qeverisë ekspertët kontabël, të regjistruar, kanë të drejtën e ankimimit të vendimit të marrë nga bordi. Brenda 1 muaji nga data e njoftimit të vendimit, subjekti i drejtohet, me një kërkesë, me shkrim, bordit për rishqyrtimin e vendimit të marrë. Bordi duhet të shprehet detyrimisht brenda 1 muaji nga data e depozitimit të kërkesës. Ekspertët kontabël, të regjistruar, kanë të drejtën e ndjekjes, në rrugë gjyqësore, në gjykatën e juridiksionit përkatës, të vendimeve të marra nga bordi, sipas rregullave të parashikuara në nenin 328, të Kodit të Procedurës Civile.
Mbrojtja
Por ekspertët kanë dhe mbrojtjen e ligjit në rast se detyrohen prej kompanive për të shkelur ligjin. Kështu bordi merr në shqyrtim ankesat, për shkelje të pavarësisë së ekspertit kontabël ose të shoqërisë audituese, të angazhuar në auditimin ligjor të pasqyrave financiare, të listuara në bursë, të bankave ose shoqërive të sigurimeve, që kanë lidhje me rastin kur eksperti ofron edhe shërbime të tjera, që nuk janë pjesë e auditimit ligjor. Procedurat dhe afatet e shqyrtimit të ankesave bëhen, sipas përcaktimeve të Kodit të Procedurave Administrative. Bordi, shqyrton relacionet e paraqitura nga organizata profesionale e ekspertëve kontabël, të regjistruar, për ankesat e ekspertëve kontabël, të autorizuar, dhe të shoqërive të auditimit, për rastet e shkarkimit të tyre nga shoqëria tregtare, përpara përfundimit të angazhimit të auditimit ligjor.
Masa disiplinore
Procedurat dhe afatet e ankimit në shkallë administrative, për marrjen e masave disiplinore nga palët e interesuara, janë sipas dispozitave të parashikuara në Kodin e Procedurave Administrative. Në çdo rast, shqyrtimi gjyqësor bëhet sipas procedurave dhe afateve të parashikuara në Kodin e Procedurave Civile, për shqyrtimin e akteve administrative.