E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Statusi do të rishqyrtohet themelisht

13/08/2009  Qeveria do të ndryshojë ligjin për statusin e policit të rënë

Kryeministri Sali Berisha ka kërkuar ndryshimin e statusit të policit të rënë. Gjatë një takimi me krerët e Policisë së Shtetit, kreu i qeverisë ka theksuar se angazhimi dhe puna e policisë mbështet plotësisht dhe për këtë i ka kërkuar ministrit të Brendshëm rishqyrtimin e ligjit për statusin e policit të rënë. Kryeministri tha se qeveria siguron çdo pajisje dhe çdo mjet për luftën më efiçente kundra krimit, por siguria gjithnjë ka çmimin e vet. “Ajo çka do të bëjmë ne, do të jetë që familjet dhe fëmijët e policëve të rënë, përveç mungesës së njeriut të tyre më të dashur, të mund të kenë çdo gjë sikur ata të ishte në dëtyrën në të cilën ranë. Statusi do të rishqyrtohet themelisht dhe shoqëria jam i bindur se ka vetëdijen më të thelle se sakrifica juaj, se kontributi dhe ndihmna juaj për sigurinë e saj dhe për sigurinë e vendit në tërësi ja vlen për çdo lloj kontributi tjetër të saj ndaj jush”, ka deklruar shefi i ekzekutivit. Berisha theksoi gjithashtu se për të bërë sa më të ashpër luftën kudnër krimit të organizuar dhe të gjitha formave të tij, qeveria do të rishqyrtojë ligjet e luftës kundër krimit. Ai nënvizoi se kryesore është goditja dhe rrënimi i ekonomisë që krijon krimi. Kryeministri tha se ka pasur një amendim, por qeveria që ai drejton do t’i rikthehet përsëri. “Ai që nuk i del zot pasurisë duhet të dridhet nga pasuria e tij. Ai që i del zot ta gëzojë, ta shumojë çdo ditë e më shumë. Ne nuk mendojmë dhe nuk besojmë kurrë se duke shkatërruar të pasurit ndihmojmë të varfërit, jo absolutisht. Përkundrazi ne përpiqemi t’ju krijojmë shanset që njerëzit të pasurohen në mënyrë të ndershme, por pasuria e krimit do të dërrmohet njëlloj si krimi, ndaj dhe ligji do të amendohet dhe detaje të tjera në tërësi”, tha kryeministri Berisha. Kreu i qeverisë, duke vlerësuar ligjet si më të mirat që mund të ekzistojnë, tha se zbatimi më i shkëlqyer i tyre u bë nga katër efektivët e vrarë në masakrën e 7 gushtit, pasi ata u sollën si oficerë policie të një vendi të lirë, si trima, gjakftohtë. Shefi i ekzekutivit tha se katër policët mund të kishin vepruar ndryshe, por iu përmbajtën ligjit. “Unë e di se shumë shqiptarë, me mijëra shtrojnë pyetjen dhe thonë me veten e tyre me dhimbje sikur t’i kishin asgjesuar, por Fatosi, Altini, Kastrioti, Saimiri edhe në çastet e fundit të jetës së tyre u dëshmuan shtylla dhe morali i ligjit”, deklaroi ai.

Statusi për policët e rënë

Kryeministri Berisha, gjatë mbledhjes së qeverisë i kërkoi ministrit të Brendshëm Bujar Nishani, që të nisë procedurat Kryeministri për ndryshimin e statusit të policëve të rënë në krye të detyrës. Berisha propozoi që me statusin e ri, fëmijët e policëve të vrarë të përfitojnë pagën e plotë deri në moshën 18 vjeç dhe pas kësaj periudhe bashkëshortet të marrin pensionin e tyre. Shefi i ekzekutivit kërkoi gjithashtu edhe shpërblimin e oficerëve të tjerë, të cilët morën pjesë në operacionin për asgjesimin e bandës kriminale të Dritan Dajtit.

Vlerësimet

Kryeministri Berisha ka vlerësuar në maksimum veprën e katër policëve të vrarë më 7 gusht. “E premtja që shkoi ishte një e premte e zezë, por ishtë një ditë në të cilën heroizmi, trimëria, vendosmëria për zero tolerancë ndaj krimit ishin më kulmoret se kurrë”, deklaroi kreu i qeverisë.

Çmimi

Kyreministri tha se lufta kundër krimit ka çmimin e vet. “Me dhjetëra e dhjetëra herë, unë kam shprehur me veten dhe publikisht në të gjitha konferencat ku kam marrë pjesë, admirimin tim për ju, për trimërinë dhe shkallën më të lartë të profesionalizimit që keni dëshmuar në luftën kundër krimit”, tha ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›