E Shtunë, 31 Tetor 2026

Buxheti i Tiranes, deshton votimi

Keshilli Bashkiak eshte kthyer dje ne nje arene akuzash PD-PS-LSI. Keshtu, kryetari i Bashkise se Tiranes Edi Rama, i pranishem posacerisht ne mbledhje per te sqaruar buxhetin e Bashkise per vitin 2009, si dhe per t'iu pergjigjur pyetjeve te keshilltareve. Rama e ka nisur fjalen e tij duke hedhur poshte akuzat per abuzim me fondet. Sipas Rames, te gjitha ato shkolla qe LSI pretendon se jane rikonstruktuar ne vitin 2008 dhe fondi eshte parashikuar edhe per vitin 2009, nuk eshte aspak e vertete. "Asnjera prej tyre nuk eshte parashikuar ne buxhetin e ketij viti", ka deklaruar Rama, duke sugjeruar qe keshilltaret ta lexonin mire buxhetin. Por gjithe mbrojtja qe kryebashkiaku i Tiranes, i beri buxhetit te institucionit qe ai drejton, eshte hedhur poshte nga keshilltaret e LSI-se dhe te PD-se. Kryetarja e Grupit te Levizjes Socialiste per Integrim, Monika Kryemadhi, Rama nuk ka asnje informacion mbi ato qindra flete buxheti qe ka firmosur, pasi stafin e ka te paafte. Sipas Kryemadhit, te detajuara ishin vetem gjysma e investimeve te buxhetit 2009. Me pas, perfaqesuesja e LSI-se eshte shprehur se Rruget "Shaban Bardhoshi", "Hamdi Sinoymeri" dhe "Llambi Bonata" jane asfaltuar ne vitin 2008 e megjithate jane parashikuar ne buxhetin 2009. Kryemadhi ka vijuar se nuk do ta votoje buxhetin nese nuk merren parasysh propozimet e grupit qe ajo perfaqeson. Ne thelb, propozimet e keshilltares se LSI-se Monika Kryemadhi kishin te benin me shtimin e investimeve per komunitetin. "Propozojme te hiqen 50 milione leke nga fondi i shpenzimeve operative dhe 50 milion te tjera nga ai per shpenzime administrative dhe keto para te kalojne per investime publike", tha Kryemadhi. Gjithashtu, ajo ka kerkuar rritje te fonti te arsimin parauniversitar, per bonuset e strehimit si dhe per kulturen dhe sportet. Sipas Kryemadhit do te ishte mire qe te rriten pagat per Sport Klub Tiranen, per kategorine e pare. Ndersa grupi i keshilltareve te Partise Demokratike, nepermjet Ferdinand Ponit ka kembengulur per te detajuar projektet ku do te investohet nga ana e Bashkise se Tiranes. Poni ka propozuar qe krahas projektbuxhetit te Bashkise se Tiranes te bashkelidhet edhe nje liste e detajuar e projekteve, ne menyre qe keshilltaret ta kene te qarte se per cfare projektesh po votojne. Ai ka kerkuar ne emer te keshilltareve te PD-se qe te shtohet volumi i investimeve, ne te miren e komunitetit.

Rama i vendosur per te mos ndryshuar buxhetin

Edhe Levizja Socialiste per Integrim edhe Partia Demokratike, nepermjet keshilltareve te tyre nuk kane pranuar ne asnje menyre qe te votojne pro buxhetit ne parim, pa u bere ndryshime, mbeshtetur ne propozimet e tyre. Keshtu, perfaqesuesja e LSI, Monika Kryemadhi ka kerkuar me te madhe qe te shtohen fondet per investimet ne komunitet, duke shkurtuar fondet per shpenzimet operative dhe administrative. Ndersa Ferdinand Poni ne emer te keshilltareve Demokrate ka kerkuar detajim te projekteve te investimeve. Ndersa kryebashkiaku Rama ka tentuar qe te jape sqarimet e tij mbi te gjitha pretendimet e keshilltareve te LSI-se dhe PD-se, e ka pasur shume te veshtire ta beje nje gje te tille, i nderprere vazhdimisht nga keshilltari Flamur Noka. Ndersa, kryebashkiaku Rama ka qene i prere ne deklaratat si kunderpergjigje ndaj pretendimeve te anetareve qe e kundershtojne buxhetin dhe kerkojne ndryshimin e tij. "Ky buxhet eshte me i konsultuari me grupet e interesit, me i analizuari, ndaj nuk ndryshon", tha Rama ne mbledhjen e djeshme te Keshillit Bashkiak. Momentet e fundit te mbledhjes qe mbaroi ne oren 22.33 minuta, kane qene te mbushura me tension, te bertitura dhe mosmarreveshje nga te gjitha palet e Keshillit Bashkiak.

Shperndarja

Keshilltaret e Bashkise se Tiranes nuk kane pranuar ta cojne deri ne fund votimin. Ata arriten te votonin ne momentin kur duhej te ngrihej kartoni "pro" ne parim per buxhetin, ndersa u shperndane kur duhej te votohej kunder, apo abstenim.

55 Anetare Ka gjithsej Keshilli Bashkiak i Tiranes. Kesisoj, gjate votimit fillestar te mbremjes se djeshme, fillimisht doli qe ishin 29 vota pro projektbuxhetit ne parim, dhe me pas, pas numri mit qe i beri kryetari i keshillit Bashkiak, Sokol Dervishaj, ky numer rezultoi te ishte 28.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›